12/17/2025 6:38:51 PM

Vazhdon zvarritja e komisionit hetimor i mazhorancës për energjinë, dështon finalizimi i listës së dëshmitarëve

Duhet të lexoni

Me përplasje mes opozitës dhe pozitës, është përcjell mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022 i themeluar nga Qeveria e Kosovës, e si rrjedhojë nuk është votuar lista me emra të dëshmitarëve që do të thirren për intervistim.

Në mbledhjen fundit të këtij komisioni janë përmendur ish-kryeministrat dhe ministrat aktual dhe të kaluar në institucionet përkatëse, raporton KP.

Kryesuesi i këtij komisioni Hajdar Beqa ka thënë se gjatë rrugës do të largohen nga lista disa persona që janë në procese gjyqësore, dhe se do të ftohen të gjithë të tjerët. Ndërkohë nga opozita është kërkuar të ftohet Martin Berishaj për intervistim.

“Gjatë rrugëtimit mund të ketë persona që largohen nga lista e të thirrurve si dëshmitarë pasi që të njëjtit kanë probleme gjyqësore, siç është çështja në Hagë” theksoi Beqaj.

Armend Muja nga LVV-ja ka deklaruar se duhet të thirren krejt bartësit nga viti 2006 deri më 2022, dhe e njëjta listë të votohet sot pa shtuar numrin e dëshmitarëve, ata të shtohen në mbledhjen e radhës.

“Të gjithë bartësit nga viti 2006 deri 2022, nuk mund të përjashtojmë asnjë prej tyre çfarëdo pozite që kanë qenë ata, ne kemi emra të tjerë që do t’i prezantojmë javën tjetër, sot ta votojmë listën të cilën e kemi diskutuar mbledhjen e kaluar” deklaroi Muja.

Rrezarta Krasniqi nga LDK ka thënë se mungon edhe Martin Berishaj në listën e të ftuarve për të dëshmuar.

“Adil Jonuzi drejtor i minierave në KEK të shtohet në listë, dhe Martin Berishaj mungon në listën e të ftuarve”, tha Krasniqi.

Ndërsa deputeti Armend Zemaj tha se janë diku rreth 300 dëshmitar për t’u intervistuar.

Time Kadrijaj nga AAK-ja ka thënë se ka përsëritje të emrave në listë.

Të mërkurën e ardhshme komisioni ka bërë të ditur se do të shtohen emrat e dëshmitarëve që do të thirren për intervistë përfshirë shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

Armend Muja propozimin e opozitës për t’i thirrur në komision hetimor si dëshmitarë Martin Berishajn dhe Mimoza Kusari-Lilën i ka quajtur ide “koti”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate