12/17/2025 11:29:14 AM

Avokati i Popullit: Nuk ka pasur bashkëpunim mes Sindikatës së Punëtorëve dhe Aviacionit Civil

Duhet të lexoni

Avokati i Popullit ka dal me konstatime dhe rekomandime në rastin e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës që ishin ankuar te ky institucion për shkak të mospërfshirjes në riorganizimin e brendshëm dhe pretendimit për presion nga drejtori.

Disa punonjës së AAC-së në korrik të vitit të kaluar kanë deponuar tek Avokati i Popullit një ankesë ku kanë paraqitë, sipas tyre, problemet e disa punëtorëve me menxhamentin e Aviacionit Civil. Punëtorët, që ishin deklaruar edhe si anëtarë të shoqatës sindikale, pretendonin se në fund të vitit 2020, kur në AAC kishte nis një riorganizim i brendshëm, sindikata e punëtoreve nuk ishte ftuar dhe përfshirë në këtë proces.

Gjithnjë sipas ankueseve, menaxhmenti dhe i pari i AAC-së, Bujar Ejupi kishte nis të bënte presion mbi punëtorët.

Siç përshkruhet tutje në raport, në bazë edhe të deklarimeve të ankuesve, një anëtare e shoqatës sindikale, punonjëse e AAC, është larguar nga puna.

Në bazë të gjetjeve dhe analizës, Institucioni i Avokatit të Popullit ka dal me disa konstatime.

“Liria e asocimit është e garantuar, vërehet se ka munguar vullneti i shprehur për bashkëpunim me Shoqatën Sindikale të Punëtorëve të AAC. Mosbashkëpunimi krijon divergjenca dhe probleme me efekte zingjirore”, thuhet në raport.

Veprimet e menaxhmentit të AAC-së ndaj disa punëtorëve, anëtarë të shoqatës së punëtorëve, sipas Avokatit të Popullit, krijojnë frikë dhe pasiguri tek zyrtarët e tjerë dhe pengojnë lirinë e asocimit.

Avokati i Popullit konstaton se zyrtarët e shoqatës sindikale, përfaqësuesit e tyre të angazhuar në negociata kolektive apo edhe anëtarët e sindikatës nuk duhet që për shkak të qenët pjesë e sindikatës të kenë pasoja të dëmshme në formë të largimit nga puna”, thuhet tutje në raport.

Në fund të konstatimeve, IAP thekson që shoqatës së punëtorëve të AAC-së duhet t’i sigurohet qasje e papenguar në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të saj.

Në fund, Avokati i Popullit ka nxjerrë edhe katër rekomandime, tre nga to për Autoritetin e Aviacionit Civil.

“AAC të ndërmarrë të gjitha masat në respektim të drejtës së asoscimit dhe organizmit sindikal pa as një pengesë ose masë që kufizon ose diskriminon anëtarët  në organizim sindikal. Të rritet niveli i bashkëpunimit me Shoqatën Sindikale të Punëtorëve të AAC në ushtrim të plotë të detyrave sipas qëllimit të themelimit dhe përmbushjes me sukses të funksionit për të cilën është krijuar”, thuhet në rekomandime

“Në kuadër të haritmit të politikave të brendshme në AAC t’i mundësojë qasje edhe shoqatës sindikale në mënyrë që të dëgjohen edhe propozimit e tyre”, thekson raporti.

Ndërsa, IAP ka pas një rekomandim edhe për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Brenda kompetencave të ushtroj mbikëqyrjeje në funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil, përfshirë gjendjen e krijuar në raportet sindikatë- udhëheqje e institucionit”, thuhet në fund të raportit.

Sindikata e punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës ka reaguar në vazhdimësi për problemet brenda këtij institucioni.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate