Kanë kaluar rreth dhjetë minuta në ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut
Në minutën e nëntë, Kosova ka kaluar në epërsi 1:0 me golin e Vedat Muriqit nga penalltia.
Pas fitores ndaj Qipros (0:2) dhe humbjes së hidhur nga Greqia (0:1), sonte “Dardanët” synojnë kthimin te fitorja.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra e Alain Giresse është nikoqire e Irlandës së Veriut.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve.