Ditën e nesërme ora e parë të mësimit në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës do t’i kushtohet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Vendimi i qeverisë është njoftuar nga kryeministri Edi Rama.
Nesër, më 10 qershor shënohen 144 vite nga ngjarja më e rëndësishme e historisë së shqiptarëve.
Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar, politike dhe ushtarake që prej periudhës së Skënderbeut.
Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.