12/19/2025 9:25:50 PM

Kurti: Nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur”, nëse nuk janë të përfshira gjashtë shtetet

Duhet të lexoni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur”, nëse nuk janë të përfshira gjashtë shtetet e Ballkanit.

Këto komente Kurti i bëri sot, ku së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.

Kurti tutje tha se gatishmëria dhe interesimi për bashkëpunim rajonal shprehet në “Mbështetjen e Kosovës për procesin e Berlinit”.

“Në këtë bashkëpunim ne duam të kemi barazi të palëve që e gjejmë në procesin e Berlinit. Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit. Ballkani nuk përbëhet nga 6 shtete në përgjithësi. Ne kemi shtete që nuk e kanë dënuar dhe nuk kanë dhënë sanksione ndaj Rusisë, për luftën në Ukrainë. Kemi shtete si puna e fqinjit tonë veriore që është nga ana ruse. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’ Serbia duhet të hapet me Kosovën. Ju e  dini që Serbia nuk e njeh pasaportën e Kosovës dhe as kartën e identitetit. Për të pasur ‘Ballkan të  Hapur’ le të hapet Serbia për Kosovën dhe le të mbyllet për federatën Ruse. …Bashkimi Evropian është fati ynë, dhe Evropa është kontinenti ynë”, u shpreh ai.

I pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, se mund t’i japin Kosovës energji elektrike, në këmbim për thëngjill, Kurti tha: “Presidenti i Serbisë bën mirë që të orientohet në introspeksionin e shoqërisë dhe shtetit atje dhe të heq dorë nga mohimi i masakrës së Reçakut. Përderisa nuk pranojnë Kosovën e pavarur i mohojnë dhe krimet  e Millosheviqit. Serbia ta ketë një vetëkritik që të kemi paqe të qëndrueshme”. /Telegrafi/

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate