Një histori e pazakontë ndodhi në Kroaci. Një fëmijë 7-muajsh ishte lënë brenda në veturën e mbyllur për 45 minuta, deri sa kanë ndërhyrë zjarrfikësit.
Çifti, kishte lënë fëmijën në veturë ndërkohë që me vete e kishte marrë qenin.
Temperatura jashtë në orën 12.54 kur ndërhynë zjarrfikësit, ishte 30 gradë celsius.
Zjarrfikësit thyen xhamin e veturës dhe nxorrën jashtë fëmijën derisa mbërriti ambulanca”, njoftuan zjarrfikësit e Umagut në Facebook, përcjellin mediat kroate.
Shpejt, mbërritën prindërit, turistë gjermanë.
“Pasi e nxorëm fëmijën nga vetura, prindërit u shfaqën duke shtyrë karrocën në të cilën ndodhej qeni i tyre i përkëdhelur”, thuhet tutje në njoftim.