12/21/2025 10:14:49 PM

“E rrahu dhe e qëlloi me një plumb pas veshi”

Duhet të lexoni

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptares Nevila Pjetri në Itali dhe transgjinores Carlo Bertolotti në Itali.

“Daniele Bedini vrau dy personat sepse donte para për të blerë  kokainë”, kjo ka qenë hipoteza e hetueseve dhe krimet mund të kenë ndodhur natën mes  të shtunës dhe të dielës.

Ndërkohë Daniele Bedini i cili ndohet në qeli, po qëndron në heshtje.

Në lokalitetin e njohur si “dy liqenet” në periferi të Sarzanës në drejtim të Toskanës, sipas prokurorit, 32-vjeçari me banim në Carrara, që nga viti 2015 kërkonte para për të blerë dozat e kokainës.

Me justifikimin për të kryer marrëdhënie seksuale, Bedini ka detyruar Nevilën, që ushtronte profesionin e prostitutës në zonë, që t’i jepte menjëherë paratë që kishte në çantë.

Hetuesit dyshojnë se pas refuzimit dhe rezistencën së 35-vjeçares, Bedini e ka vrarë shqiptaren. Ndërkohë sa i përket viktimës tjetër, ai e ka rrahur dhe vrarë duke e goditur me të paktën një plumb pas veshit.

Të dy ishin brenda makinës së 32-vjeçarit në një fushë të brendshme që lidhej me rrugën, jo shumë larg strehës së disa tregtarëve të drogës afrikano-veriorë, që jetojnë aty për të furnizuar me drogë ata burra që, së bashku me seksin, dëshirojnë të blejnë kokainë, heroinë, marijuanë ose hashash.Tregtarët e drogës kishin parë Bedinin të shkarkonte diçka nga automjeti.  Afër trupit të Nevilës karabinierët nuk gjetën asgjë, pasi vrasësi i dyshuar i kishte vjedhur celularin dhe paratë.

Por ndoshta ato nuk mjaftuan, dhe kjo mendohet të jetë arsyeja pse Bedini, një adhurues i palestrës dhe jetës në lokale me prostituta, do të përdorte të njëjtën metodë për të vrarë transeksualin Carlo. Nuk përjashtohet as pista e dëshmitarit, pra Carlo e ka parë duke hedhur trupin e 35-vjeçares në përrua dhe i ka mbyllur gojën përgjithmonë. Ashtu si Nevila, as pranë trupit të Carlos nuk u gjetën para dhe celulari.

Arma e vrasjes

Ende nuk ka asnjë gjurmë të armës. Nevila dhe Carlo u vranë nga një plumb i kalibrit 22, që i atribuohet një pistolete në posedim të babait të Bedinit, një marangoz dhe sipërmarrës i ndershëm. Burri kishte denoncuar zhdukjen e armës sepse, papritur, ajo ishte zhdukur. Për hetuesit e kishte marrë Bedini dhe e kishte mbajtur të fshehur. Varësia e 32-vjeçarit ndaj drogës është konfirmuar që në vitin 2016.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate