12/22/2025 8:00:06 AM

Lirohet Zafir Berisha, ishte arrestuar për ofendim dhe sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë

Duhet të lexoni

Policia e Kosovës ka intervenuar së fundi në arrestimin e dy persona të dyshimtë në Prizren.

Njëri nga të arrestuarit në këtë rast është ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha.

Sipas policisë deri tek arrestimi i të dyshuarve erdhi pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Suzi Qelebi, Prizren 08.06.2022-14:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Lidhur me këtë situatë të krijuar mbrëmë është deklaruar edhe vetë Berisha.

Ai ka thënë se nuk ka penguar asnjë zyrtar policorë, por ka thënë se policët kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj tij.

“Nuk është e vërtetë që kam penguar ndonjë zyrtar policor, por për disa ditë rresht dikush nga Policia para Shoqatës së Veteranëve më vendos tiketë denimi për parking edhe pse dhjetëra vetura tjera të parkuara nëpër parking e trotuare e më keq se e imja ishin të parkuara dhe nuk kishin tiketa dënimi. Tipin në fjalë nuk e njoh por veprimet e tij më bëjnë të dyshoj se kanë qenë provokuese dhe me qëllim për të cilin pres përmes organeve të drejtësisë ta sqaroj sepse si kam borxh me ardhe me m’çit gaz pa arsye”, tha Berisha për T7.

Ai ka thënë se ka rënë pre e provokimit të zyrtarit policor, të cilin e ka cilësuar si “viktimë” të propagandës që bëhet ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Kjo është një gënjeshtër e pastër, unë jam mësuar me pallavra të kësaj natyre, natyrisht që unë kam rënë pre e një provokimi të një viktime të propagandës që bëhet ndaj njerëzve të ish- UÇK-së dhe nuk e kam as idenë se çka ka ndodhur. Unë prita me ma shkru tiketën dhe e gjuajta nën makinë. Faktikisht kjo ishte e gjitha, gazi lotsjellës e me radhë.”, ka thënë ai.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate