12/24/2025 1:26:19 AM

Zafir Berisha flet pas raportimeve se ka sulmuar policinë: Isha viktimë e një sjellje banditeske

Duhet të lexoni

Ish-zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha ka folur pas dyshimeve se ka sulmuar një polic të Kosovës. Ai ka mohuar të ketë sulmuar policinë, duke shtuar se ka qenë viktimë e tyre, shkruan Gazeta Metro.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se i njëjti është arrestuar pasi ka sulmuar dhe fyer policinë.

“Është dërguar në stacion për intervistim, pasi dyshohet se ka penguar, ofenduar dhe ka sulmuar zyrtarët policorë, derisa ishin duke e gjobitur për kundërvajtje”, ka deklaruar Gashi.

Por një gjë të tillë e ka mohuar Berisha, i cili ka thënë se ishte viktimë e policisë, pasi që është sulmuar me sprej në sy.

Ai ka thënë se është shoqëruar në stacion policor pasi ishte viktimë e një sjellje banditeske të një polici.

Tutje Berisha për klan k, tha se nuk mund ta sulmoj një polici, që siç tha ai ka qenë në gjendje të jap jetën që Kosova ta ketë policinë e saj. Ai ka pretenduar se është sulmuar me sprej në sy pasi e hedhur një fletushkën e dënimit në tokë.

“Është e vërtetë qe jam shoqëruar në stacion policor, pasi isha viktimë e sjelljes banditeske të një polici. Si me e sulmu policinë, unë kam qenë në gjendje me e dhanë jetën për me e pas këtë polici. Dola me e largu veturën pastaj një dënim që me ishte vendosur e largova,  një polici që ishte aty  nuk me lejoj dhe me pas jam sulmuar me sprej në sy”, tha Berisha ./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate