Manchester City e ka mposhtur me shumë lehtësi 3:1 Evertonin të dielën, duke e ruajtur hapin me liderin e Premierligës Chelsea.
Raheem Sterling, Rodri dhe Bernardo Silva shënuan nga një herë në Etihad, për fitoren e nëntë të skuadrës së Pep Guardiolës këtë sezon në ligë, raporton Gazeta Express.
Kjo fitore e kthen Manchester Cityn në vendin e dytë me 26 pikë, vetëm tri më pak se lideri Chelsea dhe një më shumë se Liverpooli në vendin e tretë.
Evertoni i Rafa Benitezit e pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe ngel në vendin e 11-të me 15 pikë nga 12 ndeshje.
Pas pak raporti i plotë