12/25/2025 10:16:51 PM

Ish-ambasadori: Kurti nuk la gur pa lëvizur e pa gjuajtur kënd me gurë, sot luan rolin e një kryeministri me peshë globale

Duhet të lexoni

Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha, njëherësh edhe ish-zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka kritikuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përgjatë takimit që mbajti me Sekretaren e Jashtme britanike, Liz Truss.

Berisha, me anë të një reagimi në ‘Facebook’, ka thënë se Kurti si kryeministër po luan rolin e një ligjeruesi dhe kryeministri me peshë globale.

“Ky djalë, që nuk ka lënë gurë pa lëvizur dhe nuk ka lënë kënd pa gjuajtur me gurë, për të ardhur në pushtet, tash nga pozita e kryeministrit refuzon deri në sabotim për t’u marrë me qeverisjen e vendit të vet në përmasat dhe me problemet reale të saj, e që janë të shumta, dhe në virtualitetin e qeverisjes dhe gjendjes si pjellë e imagjinatës së tij luan rolin e një ligjëruesi dhe kryeministri me peshë globale”, deklaron ish-ambasadori kosovar.

Së këndejmi, sipas ish-zëvendësministrit, shefi i ekzekutivit kosovar po mënjanon problemet reale në Kosovë.

Postimi i plotë:

Deklarata qendërzuese e Albin Kurtit pas takimit me Sekretaren e Jashtme, Liz Truss, me të cilën “ është pajtuar që të merr masa shtesë kundër Rusisë…” të lë përshtypjen se është fjala për Kosovën si një fuqi ekonomike anëtare e G7 dhe fuqi ushtarake anëtare e NATO-s; pëderisa nga deklarata e zyrtarës britaneze,  me një lexim të kujdesshëm nënkuptohet gaditshmëria e MB për të përkrahur Kosovën në raportet bilaterale por edhe në efektet eventuale destabilizuese ruse në Ballkanin Perendimor.

Ky djalë, që nuk ka lënë gurë pa lëvizur dhe nuk ka lënë kënd pa gjuajtur me gurë, për të ardhur në pushtet, tash nga pozita e kryeministrit refuzon deri në sabotim për t’u marrë me qeverisjen e vendit të vet në përmasat dhe me problemet reale të saj, e që janë të shumta, dhe në virtualitetin e qeverisjes dhe gjendjes si pjellë e imagjinatës së tij luan rolin e një ligjëruesi dhe kryeministri me peshë globale.

E përkthyer në realitet, ai Kosovën është duke e dëmtuar për çdo ditë përderisa vetes është duke ia plotësuar, siç e tha një deputet i tij, ëndrrat e dëshirat personale hiç më pak se nga pozita e kryeministrit.m

E përderisa ai është duke bredhur në dynja prej katedre në katedër, që vendin e vet, të cilin  nga pozita e opozitarit e paraqiste të shkatërruar për 20 vjet, e nga pozita e qeveritarit e ligjeron si storie suksesi, vartësit e tij në Kosovë janë duke bërë kërdinë në buxhetin e Kosovës ndërsa ritmi i rritjes së çmimeve është i bërë tmerri i qytetarit kosovar. /Lajmi.net/

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate