7/26/2025 9:42:58 AM

Kurti sulmon mediat: Po del që po e përkrahin oligarkun serb, po përkthejnë fjalëpërfjalshëm

Duhet të lexoni

Ngjashëm si zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka edhe deputetja e këtij subjekti politik, Tinka Kurti rastin e raportuar të një skandali të pretenduar financiar ku mendohet të jetë i përfshirë si njeriu kryesor ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj e që është edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka lidhur me Rusinë, Serbinë, zgjedhjet në Slloveni e çka jo tjetër.


Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se raportimet në Slloveni kanë të bëjnë me një fushatë zgjedhore atje.

Madje, për skandalin financiar të raportuar ajo e ka cilësuar si “të ashtuquajtur”. Fillimisht ajo ka thënë se ky raportim në Slloveni po cilësohet si sulm ndaj Golobit nga Jansha.

Së dyti, Kurti thotë se konkurrenca në sektorin e energjisë është arsye.

“Dikush do të thoshte se mediat në Kosovë e përkrahin të parën. Por jo, po del që janë me oligarkun serb. Në kohën e mungeseve të sanksioneve me Rusinë kjo ka kuptime shtesë.”, ka thënë Kurti.

Kurti i ka sulmuar rëndë mediat duke thënë se po e përkrahin oligarkun serb, ndërsa ka thënë se lajmet e mediave serbe po përkthehen pa u kontekstualizuar.

“Për ashtu hymë direkt në portalet serbe.”, ka shkruar ajo.

Ky është statusi i saj i plotë:

Éshtë e drejta e mediave të poziocionohen në fushata zgjedhore. Por është detyra e tyre të tregojnë se kë po përkrahin dhe për çfarë arsyesh. Éshtë fjala vetëm për disa prej portaleve. Nëse për zgjedhjet në Kosovë është e vështirë të tregojnë dhe duan ta kamuflojnë, atëherë mund të jenë më të qarta ta zëmë për zgjedhjet në Slloveni.
Fushata zgjedhore atje mbërriu jehonën e saj edhe në Kosovë nëpërmjet të ashtuquajturit ‘skandal’ të ambasadorit Berisha. Së pari, kjo ngjarje atje po trajtohet fare pak dhe me dilemën si sulm zgjedhor i kandidatit Jansha ndaj favoritit Golobit. Së dyti, atje është më e qartë konkurrenca kryesore në sektorin e energjisë. E thjeshtë sa kjo ndarje: kompania shtetërore sllovene GEN apo e ajo oligarkut serb EFT. Dikush do të thoshte se mediat në Kosovë e përkrahin të parën. Por jo, po del që janë me oligarkun serb. Në kohën e mungeseve të sanksioneve me Rusinë kjo ka kuptime shtesë.


Kush po e udhëheq këtë në Kosovë? Mediat dhe PDK. Këta të fundit po thonë Presidentja e Kryeministri nuk janë gjykatës. Ndërkohë vetë sillen si të tillë. Nëse janë, mund të japin një mendim se si me paratë e shtetit u lobua për shkëmbim territorial nëpër ambasadat tona të Republikës.


Tashmë shumë çështje janë detyrë urgjente kombëtare. Që lajmet e Serbisë e të Rusisë të mos përkthehen fjalë përfjalshëm pa u kontekstualizuar është gjithashtu urgjente. Ato nuk mund të jenë burumi kryesor i mbulimit të rajonit. Për ashtu hymë direkt në portalet serbe. Kjo vlen edhe për opozitën me mungesë të theksuar të autenticitetit. Mund të mos jesh origjinal, por nuk mund të kopjosh mediat pro Vuçiqit për politikë në Kosovë. Mund ta godasësh qeverinë e Kosovës por jo duke u ofruar si mjet për Vuçiqin.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate