7/16/2025 11:40:13 AM

Gazeta italiane ngre alarmin: Perëndimi të reagojë sa s’është vonë

Duhet të lexoni

Mediat italiane kanë ngritur alarmin, për ndikimin që ka Rusia në Ballkanin Perëndimor, teksa 'fajësojnë’ dhe Serbinë për këtë fakt.

Gazeta italiane “Lanitizia regjionale.it” shkruan se lufta që ka nisur Putin në Ukrainë, ka nxjerr në pah armiqtë e tij në Perëndim, megjithatë ka zbuluar edhe ata që në një mënyrë pak a shumë të fshehtë e simpatizojnë Putinin dhe janë të gatshëm që ta marrin Putinin si një model që duhet ndjekur.

Këtu përmendin veprimet e presidentit të Turqisë, Reccep Tayip Erdogan në Kurdistan, ato të presidentit kinez Xi Jingping në Tajvan, dhe kërcënimet që Aleksander Vuçiç i ka bërë Kosovës. Gazeta italiane teksa e përmend Vuçiçin, i referohet si “fans” i Vladimir Putinit.

“Me pakë fjalë, duket se shumë Putin të vegjël po e gjejnë guximin që t’i shfaqen botës, me një sërë veprimesh që kërcënojnë paqen globale”- shkruan e përditshmja italiane.

Gazeta italiane kujton të kaluarën e raporteve  mes të Kosovës dhe Serbisë, teksa  thekson se po të ishte për Beogradin sot nuk do të kishte një shtet kosovar me kryeqytet Prishtinën.

“Lanotiziaregionale.it”, thotë se duket që mosmarrëveshjet e vjetra, që për një kohë dukeshin të harruara, po kthehen për t’i vënë flakën Ballkanit. Këtë gazeta italiane e thotë teksa përmend gjuhën e ashpër të ministrit të jashtëm serb, Nikola Slekaovic, në Këshill të Sigurimit gjatë përballjes me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gazeta italiane këtu thekson deklaratën e Selakovicit ku sulmon Gërvallen me fjalët “Gërvalla flet për kasapët e Ballkanit, por nuk kujton se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë i ashtuquajturi ish-president Hashim Thaçi dhe i ashtuquajturi ish-kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në burgun e Tribunalit të Hagës për Krime Lufte për UÇK’në”.

Teksa përmendin këtë deklaratë të Selakovicit, në një paragraf më poshtë, gazeta italiane shkruan se “duhet të merren masa para se të jetë tepër vonë”.

“Lanotiziaregionale.it” shkruan se para konfliktit në Ukrainë, fraza të tilla të Selakovicit do ishin cilësuar si një shpërthim momenti, megjithatë thonë se kur deklarata të tilla vijnë pas luftës që Putin ka nisur në Ukrainë “nuk mund të qëndrojmë të shurdhër”, përballë këtyre provokimeve, e që sipas gazetës italiane, janë provokime të cilat duket se e lidhin luftën e Rusisë në Ukrainë me situatën në Ballkan.

Këtu gazeta italiane përmend faktin se Beogradi nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës, sikurse Putini që nuk e njeh atë të Ukrainës. Përveç kësaj, “Lanotiziaregionale.it” thotë se në veri të Kosovës ka territore që e ndjejnë veten të lidhur me Serbinë dhe bën një krahasim me rajonit e Donbass-it.

Më tej përmenden edhe protestat në veri kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku serbët brohorisnin “Ne i besojmë vetëm presidentit Vuçiç”.

“Për të mos përmendur që nëse Putin thotë se dëshiron të godasë nazistët në Kiev dhe Erdogan thotë se dëshiron të sulmojë terroristët në Kurdistan, Vuçiç duket se konceptualisht dëshiron të rreshtohet me të dy”, shkruan “Lanotiziaregionale.it”.

Në fund gazeta italiane shkruan se është evidente që ekziston rreziku, meqë Serbia ka disa muaj që lëviz trupat afër kufirit, dhe potencon se lëvizje të tilla nuk lënë shije të mirë.

“Një situatë që rikujton edhe një herë atë që është parë tashmë në Ukrainë dhe për këtë arsye, për të shmangur përsëritjen e gabimeve të së shkuarës, Perëndimi nuk duhet të presë që situata të degjenerojë, por të ndërhyjë përpara se kjo të ndodhë, duke ruajtur paqen”, përfundon “Lanotiziaregionale.it”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate