7/31/2025 9:21:34 PM

Çfarë do të ndodhë me armët e ‘rënda’ që Perëndimi po dërgon në Ukrainë pas luftës?

Duhet të lexoni

Në fillim të luftës, lista e armatimeve përfshinte vetëm furnizimet prej 2.7 miliardë dollarësh që mbërritën pas vitit 2014, dhe shtimin e rreth 200 milionë dollarëve ndihmë të cilën Xho Bajden e premtoi në dhjetorin e vitit të kaluar.

Pas pushtimit rus dërgesat u shtuan në mënyrë drastike. Sipas të dhënave zyrtare nga Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë, ngarkesa me vlerë 3.4 miliardë dollarë u nisën për në Kiev duke filluar nga 24 shkurti. Këtyre i shtohen 800 milionëve ndihmë shtesë të premtuara nga Bajden, dhe që do të shpërndahen duke nisur nga java e ardhshme.

Pra armë me vlerë rreth 7.1 miliardë dollarë, janë sot pjesë e arsenalit të ushtrisë ukrainse. Një ndihmë së cilës duhet t’i shtohen dërgesat që janë të  barabarta me rreth 1.6 miliardë dollarë vetëm nga vendet evropiane, dhe mbi 550 milionë ndihmë e dhënë  nga Britania e Madhe.

Pra mbi 9 miliardë dollarë armë, të cilat siç shpjegoi së fundmi në kushte anonimiteti një zyrtar i inteligjencës amerikane për CNN, askush nuk e di saktësisht se ku përfunduan apo si janë përdorur. Dhe kjo e panjohur nuk është një problem i vogël.

Sepse në Lengli nuk i kanë harruar problemet pas tërheqjes së Rusisë nga Afganistani në vitin 1989. Menjëherë pas dhe gjatë gjysmës së parë të viteve 1990, CIA u detyrua të gjurmonte dhe më pas të blinte raketat “Stinger” që mbetën në duart e muxhahidinëve, që rrezikonin t’i shiteshin grupeve terroriste apo vendeve armike që ishin të gatshme ta kopjonin teknologjinë e tyre.

Dhe rasti i Ukrainës nuk është i ndryshëm. Edhe për shkak se armët, pasi u shpërndahen emisarëve ukrainas që i presin në bazat e NATO-s në Poloni, Rumani dhe Sllovaki, humbin gjurmët shumë shpejt.

“Për një kohë të shkurtër ne mund të mbështetemi tek një besnikëri e caktuar. Por kur ngarkesat e armëve hyjnë në zonën e luftës, kjo besnikëri reduktohet në zero. Armët përfundojnë shumë shpejt në një vrimë të zezë të madhe, nga e cila nuk del asnjë informacion”- shpjegojnë për CNN burimet e inteligjencës amerikane.

Kjo deklaratë bën të qartë se NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Britania nuk kanë asnjë kontroll mbi destinacionin dhe përdorimin e këtyre dërgesave. Nga këtu burojnë edhe shqetësimet e drejtuesve të CIA-s.

Nëse qoftë edhe vetëm një numër i vogël raketash antitank apo kundërajrorësh do të binte në duart e grupeve jashtë kontrollit të ushtrisë ukrainse, Evropa do ta gjente veten përballë një kërcënimi shumë tinëzar brenda kufijve të saj.

Ndonjë nga grupet e ndryshme nacionaliste dhe ekstremiste të angazhuar aktualisht në anën e Kievit, pas një armëpushimi të mundshëm, mund t’i përdorë ato armë në përpjekje për të kapur pushtetin. Për shkak të këtyre paqartësive, sipas burimeve të inteligjencës që kanë folur për CNN, bëhet shumë e rrezikshme që të plotësohen të gjitha kërkesat që vijnë nga Volodimir Zelenski dhe qeveria e tij.

“Ata janë në luftë dhe çdo gjë që bëjnë apo thonë publikisht, synon që t’i japë avantazh dhe fitoren e luftës”- shpjegojnë burimet e CNN, që na kujtojnë se në çdo konflikt, shqetësimi kryesor i atyre që gjenden të rrethuar është t’i garantojnë vetes ndihma gjithnjë e më të konsiderueshme ushtarake. Pikërisht për këtë arsye, ata që i furnizojnë duhet të mos harrojnë se në të ardhmen këto armë mund të përdoren kundër tyre


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate