Aktori Jeton Zogjani, ka publikuar një fotografi me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke thënë se ‘ishte nderë dhe kënaqësi që u njohëm’.
Në një postim në Facebook, aktori që ka luajtur te seriali ‘O Sa Mirë’ në rolin e ‘Drenicakut’, Jeton Zogjani, ka publikuar një fotografi me Kadri Veselin.
Ai ka thënë se për të ka qenë nderë dhe kënaqësi të njihet me të.
“Ishte ndere dhe kënaqësi qe u njohëm! E di qe keni qef me na pa..”, ka shkruar Zogjani.
Kadri Veseli pati marrë pjesë në një episod të serialit ‘O Sa Mirë’, ndërkaq aktualisht është në paraburgim në Hagë, që nga 5 nëntori i vitit 2020.