8/22/2025 5:19:00 PM

Dhunoi macen e tij, ylli i Premier League përfundon në gjykatë

Duhet të lexoni

Kurt Zouma po ndiqet penalisht pasi pamjet video të 27-vjeçarit duke abuzuar me macen e tij u bënë “virale” në rrjetet sociale në shkurt.

Vëllai i tij më i vogël (lojtar i Dagenham), Yoan, e filmoi Zouma duke shkelmuar dhe goditur një nga macet e tyre të shtëpisë, gjë që tronditi publikun. Ylli i “Hammers” do të paraqitet në “Barkingside Magistrates” më 24 maj për seancën dëgjimore.

Zouma do të ëndërrojë të arrijë në finalen e “Europa League”, të mërkurën e 18 majit në Seville dhe data e afërt e gjyqit mund të shkaktojë një shpërqendrim për fundin e sezonit.

West Ham do të përballet me një provë të vështirë kundër skuadrës së Bundesligës, Eintracht Frankfurt në gjysmëfinale të kompeticionit, pasi gjermanët më parë eliminuan Barcelonën.

Skuadra angleze do të jetë pa qendërmbrojtësin Zouma në gjysmëfinalen e parë, me francezin aktualisht jashtë fushës për një dëmtim në kyçin e këmbës.

“Hammers” do të merrnin pjesë në finalen e tyre të parë evropiane që nga viti 1976, nëse mundin edhe Eintracht Frankfurt, me Rangers ose RB Leipzig që i pret.

Zouma, i cili iu bashkua West Ham-it nga Chelsea në gusht 2021 për 29.8 milionë £, u akuzua nga RSPCA muajin e kaluar sipas “Aktit të Mirëqenies së Kafshëve”.

Që atëherë, të dyja macet e tij janë marrë nën kujdes. Pas shfaqjes së pamjeve, lojtari pohoi se i vinte shumë keq, gjë që ngjalli vëmendje të madhe.

West Ham më pas e gjobiti Zouma me 250.000 £, ndërsa sponsorët e këpucëve “Adidas” anuluan kontratën e tyre me lojtarin. Megjithatë, trajneri David Moyes nuk hoqi dorë prej tij.

Kjo bëri që tifozët të tundnin pankarta kundër qendërmbrojtësit në stadium, sepse ishin kundër pranisë së tij të vazhdueshme në ekip. Tashmë do të ketë punë me gjykatën, ndërsa ligji anglez për kësi rastesh parashikon gjobë dhe burgim deri në 5 vite.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate