DJ PM ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Barber Shok” në RTV Dukagjini.v
Ai ka rrëfyer përballë moderatorit Fis Juniku, disa prej detajeve nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Gjatë bisedës nuk ka munguar edhe diskutimi mbi eksperiencën në spektaklin shumë të ndjekur shqiptar, Big Brother VIP.
Ndër të tjerash, ai ka cekur se si vazhdon të jetë lidhja e tij me blogeren Sarah Berisha, me të cilën u njoh brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.
“Po, Fis – normal që jom”, u përgjigj ai, duke konfirmuar se vazhdon të jetë bashkë dhe i lumtur me të.