8/18/2025 12:45:01 AM

Super-lajm nga UEFA, futbolli i Kosovës përfaqësohet në garat evropiane nga katër skuadra

Duhet të lexoni

Futbolli i Kosovës ka shënuar së fundmi ngritje të madhe, derisa në një renditje të publikuar, ka lënë pas edhe disa shtete të rajonit, raporton FrontOnline.

Poashtu, në edicionin e ri, futbolli i Kosovës do të përfaqësohet nga katër klube në garat evropiane.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Ademi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se tri skuadra dalin në Evropë përmes kampionatit dhe një tjetër nga kupa.

Poashtu, kampioni i Kosovës nga ky edicion nuk do të garojë në rundin paraeliminator, por direkt në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Postimi i plotë i Agim Ademit:Meqë jemi në fazën përfundimtare të garave kampionale, dhe kohës kur do të përcaktohen klubet që do ta përfaqësojnë futbollin tonë në garat evropiane, konfirmohet edhe një lajm i mirë për futbollin tonë.
Siç u pa edhe në ranglistën e fundit të UEFA-s, për renditjen e ligave kombëtare, liga e Kosovës ka shënuar përparimin e radhës. Dhe në bazë të këtij përparimi, konfirmohet lajmi qe ne FFK-ja e ka dhënë edhe para fillimit të edicionit, se nga ky edicion, liga jonë do të përfaqësohet me 4 klube. 3 nga kampionati dhe fituesi i kupës.
Mirëpo risia tjetër është se si rezultat i ngritjës së rangimit të ligës, kampioni i Kosovës nga ky edicion nuk do të garoj në rundin para kualifikues, por direkt në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Përparimi i Ligës, përfaqësimi me më shumë klube në garat evropiane dhe rritja e cilësisë në kuadër të garimit tê brendshëm, është një tjetër deshmi se futbolli i Kosovës po shënon rritje në çdo aspekt, që është edhe mision kryesor i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Presidentit Agim Ademi


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate