Katër bombardues bërthamorë rusë janë parë shumë afër Ukrainës, pas fundosjes së anijes së tyre luftarake në Detin e Zi, transmeton Gazeta Metro.
Sipas mediumit britanik ‘’Metro’’, pamjet e publikuara tregojnë katër avionë Tu-95, të njohur si ‘’Bears’’, të cilët po fluturojnë në rajonin e Kaluga, në një distancë jo shumë të madhe nga Ukraina.
Rusia ka përdorur edhe më parë bombardues me rreze të gjata për të goditur Kievin, por tani ekziston frika se presidenti rus Vladimir Putin do përshkallëzoj edhe më tej sulmet, pasi sipas raportimeve të fubndit Ukraina ka shkatërruar një anije ruse në Moskë.
Disa imazhe janë shpërndarë të cilat thonë se tregojnë momentet e fundit para shkatërrimit të kësaj anije.
Nga këto pamje shihet tym i madh ndërsa miqtë e Rusisë thanë se kjo anije ishte fundosur nga stuhitë e mëdha dhe jo nga Ukraina, por këta të fundit pohojnë se e kanë shkatërruar me dy raketa ‘’Neptun’’.
Ka spekulime se qindra mund të kenë vdekur në bord mes një ndërprerjeje virtuale të lajmeve nga makina e propagandës së Kremlinit.
Kujtojmë se presidenti rus Putin, vazhdimisht ka kërcënuar se mund të përdorë edhe armët bërthamore, kur bëri gati dhe thirri në gatishmëri ‘’elitat’’ më të mëdha të sigurisë së shtetit të tij.
Ai gjithashtu ka kërcënuar se kushdo që tenton të mbrojë Ukrainën, do përballet me pasoja të tmerrshme./gazetametro.net