8/3/2025 4:27:04 AM

Protesta të dhunshme në Francë kundër kandidates për presidente Marine Le Pen

Duhet të lexoni

Mijëra demonstrues kundër të djathtës ekstreme marshuan në të gjithë Francën kundër kandidates presidenciale Marine Le Pen për ta penguar atë të fitojë balotazhin zgjedhor kundër presidentit aktual Emmanuel Macron më 24 Prill.

Autoritetet raportuan për disa incidente në rreth 30 qytete në Francë. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila filloi të gjuante me gurë drejt policisë.

Në qendër të Parisit, mijëra njerëz u mblodhën duke brohoritur slogane kundër të djathtës ekstreme dhe duke paralajmëruar trazira demokratike nëse Le Pen do të fitonte. Në një pankartë shkruhej:

“Kundër të djathtës ekstreme. Për drejtësi dhe barazi, jo Le Pen në Elysee”

Këtë vit, raundi i parë i votimit të dielën e kaluar krijoi një balotazh të përsëritur me atë të 2017, ndërsa tani presidenti i vendit po përballet me një sfidë shumë më të ashpër.

Përpara raundit të parë, Le Pen shfaqi zemërim mbi koston e jetesës dhe një perceptim se Macron është i shkëputur nga vështirësitë e përditshme. Kjo e bëri atë të përfundojë me 23.1% të votave krahasuar me 27.85% për Macron.

Sondazhet kanë treguar që Macron po e zgjeron epërsinë e tij.

Le Pen, qëndrimi i së cilës është kundër imigracionit dhe euroskepticizmit është përpjekur në vitet e fundit të zbusë imazhin e saj dhe të partisë së saj Rally National. Kundërshtarët, përfshirë Macron, kanë thënë se programi i saj është plot gënjeshtra dhe premtime të rreme, një akuzë që Le Pen e ka hedhur poshtë.

Më herët, kandidatja e ekstremit të djathtë është shprehur se njerëzit duhet të ndalojnë së besuari Macron-in dhe ata nuk duhet të kërkojnë që të rikthehet fashizmi në Francë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate