8/14/2025 2:05:15 PM

Nga bretkosat tek ur*na, njihuni me 7 justifikimet më të çuditshme në futboll

Duhet të lexoni

Futbollistëve, trajnerëve dhe pronarëve të klubeve nuk u pëlqen që të humbasin. Dhe nëse ndodh, disa përpiqen të gjejnë një justifikim si dëmtimet, kalendari i ngjeshur dhe vendimet e arbitrave.

Por yjet e mëposhtëm të kësaj loje kanë shkuar shumë larg, me justifikime nga më të çuditshmet që keni dëgjuar ndonjëherë për ndonjë rezultat të dobët.

“SunSport” ka klasifikuar shtatë justifikimet më të çuditshme në futboll.


PEP GUARDIOLA

Normalisht njerëzit festojnë kur fitojnë, por jo Pep Guardiola. Pasi Siti eliminoi Uolvesin me penallti nga Kupa Karabao në 2017-ën, trajneri spanjoll sulmoi topin.

“Nuk është pranueshme, topi ishte i papranueshëm për një kompeticion të nivelit të lartë”, akuzoi ai. “Është shumë i lehtë, shkon nga fryn era dhe nuk është një top i mirë. Është e pamundur që të shënosh me një top si ky dhe po e them këtë tani që kemi fituar, nuk po justifikohem.

Të gjithë lojtarët e mi thanë: ‘Çfarë ishte ky?’ Më vjen keq, topi i Karabaos nuk është një top serioz për një kompeticion serioz.

Është për marketing, para, Ok, por nuk është i pranueshëm. Nuk ka peshë, asgjë”.

JOSE MOURINHO

Portugezi mbeti i mërzitur me elektricistin e dritave dhe tifozët e përgjumur gjatë një ndeshjeje të Çelsit kundër QPR-së në “Loftus Road” në 2014-ën. Blutë fituan 2-1, por Murinjo nuk ishte i kënaqur nga ndriçimi dhe publiku.

“Mendoj se njeriu përgjegjës për dritat ishte me të njëjtin humor si tifozët, sepse të gjithë po flinin”, u ankua “Speciali”. “Atij iu deshën 20 minuta për të kuptuar se ishte errësirë, por mua m’u deshën 30 minuta për të kuptuar se stadiumi nuk ishte bosh.

Vetëm kur shënuam kuptova se stadiumi ishte plot”.

SIR ALEX FERGUSON

Në vitin 1996 Sauthemptoni e hodhi Mançester Junajtidin në kosh të plehrave në pjesën e parë të një ndeshjeje në Premier Ligë: rezultati në pushim ishte 3-0, por Junajtidi u paraqit në pjesën e dytë me një uniformë tërësisht të ndryshme.

Arsyeja? Yjet e Junajtidit nuk arrinin të shikonin shokët me fanellat ngjyrë gri.

Skocezi konfirmoi pas vërshëllimës finale: “Lojtarëve nuk u pëlqen ngjyra gri. E kanë të vështirë të gjejnë njëri-tjetrin. Na u desh t’i ndërronim fanellat”.

ALAN PARDE

Kur Njukasëlli i Alan Pardës u mund nga Çelsi 2-0 në “Stamford Bridge” në 2012-ën, fajin e kishin karnavalet e Noting Hillit.

“Sot ne ishim pak të padrejtë me veten. Nuk mundëm ta zhvendosnim ndeshjen të dielën për shkak të Karnavales së Noting Hillit”. Pardë u ankua një herë tjetër për gjatësinë e barit në një miqësore parasezonale kundër Rejnxhërs.

Por nuk mbaron me kaq. Pas një merkatoje të qetë, ai akuzoi se mbulimi i Olimpiadës shërbeu si shpërqendrim.

MOHAMED AL FAJED

Ish-pronari i Fulhamit ishte fans i Majkëll Xheksonit. Ai e dashuronte mbretin e Popit, i cili shpenzonte para pa fund në dyqanet e tij “Harrods” dhe shumë çuditeshin kur shikonin statujën e Majkëll Xheksonit për nder të tij përpara stadiumit “Craven Cottage”.

Por statuja u hoq kur “Cottagers” ra nga Premier Liga. Dhe Al Fajed tha:

“Kjo statujë ishte një hajmali, por ne e hoqëm fatin nga klubi dhe tani duhet të paguajmë çmimin”.

BERRI FRAJ

Trajneri i Birmingamit nuk njihej për supersticioz apo të besonte në magjitë e zeza. Por për t’i dhënë fund një serie humbjesh në vitin 1994, trajneri enigmatik vendosi të spërkaste barin me urinën e tij.

“Kishim tre muaj pa fituar, ishim të dëshpëruar, kështu që urinova në të gjitha cepat, duke e mbajtur ndërsa vija përreth fushës.

A funksioni? Nisëm të fitojmë dhe mendova se po, por ata maskarenjtë më shkarkuan, kështu që nuk besoj”.

VLADISLAV VASHÇUK

Spanja kishte një skuadër fantastike në Botërorin e 2006-ës dhe i shkaktoi Ukrainës humbjen më të rëndë në fazën e grupeve (4-0). Por mbrojtësi Vashçuk kishte justifikimin më të habitshëm për humbjen e vendit të tij.

Ishte një interferencë e jashtme e botës së egër që rrethonte hotelin e tyre, e cila i kishte mbajtur zgjuar gjatë gjithë natës.

“Për shkak të bretkosave, të cilat këndonin aq fortë sa nuk vumë dot gjumë në sy. Vendosëm të gjithë të merrnim disa shkopinj dhe t’i gjuanim”, tha Vashçuk./panoramasport


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate