Gjatë ndeshjes gjysmëfinale të MMA, ku ishin duke u ndeshur Luis Gonazalez dhe Lewis Bryne ka ndodhur një gjë e pazakontë pasi që, Gonzaleze e goditi me këmbë aksidentalisht gjyqtarin e ndeshjes, Scott Manhardt, transmeton Gazeta Metro.
Luis Gonzalez i cili po përfaqësonte Meksikën në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së MMA, në vend se të godiste kundërshtarin e tij irlandez, Lewis Byrne, gabimisht goditi me thembër gjyqtarin e takimit, Scott Manhardt.
Pas goditjes së fortë gjyqtari të gjithë personat që ishin aty mbetën të habitur dhe vrapuan menjëherë për t’i ndihmuar atij.
Për disa minuta Manhardt ishte pa ndjenja, por pasi që morri veten ai qëndroi deri në fund për të përfunduar takimin e gjysëmfinales.
Në fund, meksikani i cili shkaktoi një ngjarje të rrallë humbi takimin kundër Byrnes, pasi gjyqtarët me vendim unanim vendosën që irlandezi të vazhdonte për në finalen e turneut.
So a referee just got KO'd by a rolling thunder during @bravemmaf's IMMAF Super Cup 2022 Semi Finals… ??@mmasupercup | @immafed pic.twitter.com/Igf9ARht4S
— MMAFighting.com (@MMAFighting) March 10, 2022
Më poshtë gjeni edhe videon e goditjes. /gazetametro.net