Presidenti Joe Biden është deklaruar edhe një herë për situatën në Ukrainë dhe pati po ashtu edhe një mesazh për vendet e NATO’s, shkruan Gazeta Metro.
I pari i Amerikës vazhdoi me qasjen e njëjtë duke siguruar se SHBA’ja nuk do të përfshihej në luftën e Ukrainës.
Biden në Twitter tha: “Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO’s me fuqinë e plotë të një NATO’je të bashkuar.”
Më tutje, shtoi: “Por ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë.”
“Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO’s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore. Dhe diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, tha për fund Biden.
Këto deklarata vijnë pas sanksioneve të reja të SHBA’së ndaj Rusisë, ku ndër të tjera është ndaluar edhe blerja e dollarit në Rusi