Pas ngritjes enorme të çmimit të konsumit të përgjithshëm, veçmas vajit ushqimor, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që kanë keqpërdorur pozitën monopoliste në treg.
Lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se e mirëpret këtë veprim të Prokurorit të Shtetit.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se vetëm bashkëpunimi i ndërsjellë ndalon keqpërdorimet e abuzimet e tilla.
Postimi i saj i plotë:
Është për tu mirëpritur veprimi i përbashkët i policisë dhe prokurorisë në ndërmarrjen e masave kundrejt abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore bazike.
Inkurajoj edhe qytetarët që të vazhdojnë raportimin e shkeljeve. Vetëm bashkëpunimi i ndërsjellë ndalon keqpërdorimet e abuzimet e tilla./FrontOnline