Pas fillimit të luftës në Ukrainë, çmimet në Kosovë janë rritur përtej çdo parashikimi, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk është se ka marrë ndonjë masë, e që tashmë në Kroaci dhe Serbi shteti ka vepruar, shkruan Gazeta Metro.
Përderisa qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë veprim, eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu ka thënë se shteti i Kroacisë e ka ulë akcizën e naftës, ndërsa Serbia e ka ngrirë çmimin e naftës në 1.58 cent për një muaj.
Ne Kosovë më shumë merremi me gjëra për të cilat, në fakt nuk do duhej të humbim kohë, po thotë Safet Gërxhaliun njohës i çështjeve ekonomike, ai shton kjo është anomali.
“Në Kosovë humbet kohë duke diskutuar për ngritjen e çmimeve, se sa te gjinden alternativat se si të gjendet zgjidhja”, tha Gërxhaliu, për Gazetën Metro.
Ai tutje ka thënë Kosova duhet të merr shembull nga Serbia dhe Kroacia. Serbia e cila ka ngrirë çmimin e naftës në 1.58 cent për një muaj, ndërsa Kroacia ka ulë akcizën.
Gjithashtu Gerxhaliu shtoi se duhet obliguar bujqit që t’i mbjellin kulturat pranverore, si tërshërë, elb, thekër, në mënyrë që gjatë verës të korren.
“Duhet me i obliguar bujqit qe kulturat pranverore me i mbjelle, tërshërë, elb, thekër, ndërsa ne sezonin e verës me i korre”. tha Gerxhaliu./gazetametro.net