7/23/2026 2:50:15 AM

Çmimi 3.49 euro i vajit në Kosovë: Ligji u shkel nga tregtarët, duhet të gjobiten nga shteti

Duhet të lexoni

Shteti mund t’i dënojë tregtarët që sot rriten çmimin e vajit në 3.49 euro, pasi që kanë bërë shkelje ligjore, shkruan Gazeta Metro. 


Në bazë të Nenit 4 të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës në Kosovë, vendosja e çmimit të vajit nga të gjitha kompanitë në 3.49 euro, është shkelje ligjore dhe kështu dënohen të gjithë tregtarët që kanë bërë një shkelje të tillë.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë çmimi i vajit ushqimore thuajse anembanë vendit, ka shkuar deri në 3.49 euro.

Tregtarët duke se janë koordinuar që kjo rritje e çmimit të vajit të bëhet njëjtë në të gjitha dyqanet ushqimore në Kosovë, pasi që konsumatorët kanë dërguar fotografi të rafteve nga gjithë vendi, ku shihet se çmimi i vajit ushqimor ka qenë i njëjtë.

Mirëpo në bazë të nenit 4 ë Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës në Kosovë, vendosja e çmimit të vajit nga të gjitha kompanitë në 3.49 euro, është shkelje ligjore.

Pika 1 e këtij ligji thotë: “Ndalohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, vendimet e marrura ne mes te shoqatave të ndërmarrjeve dhe praktikat e bashkrenduar të cilat kanë për qëllim ose mund të ndikojnë në mënyrë të dukshme në çrregullimin e konkurrencës tregtare në tregun relevant e veçanërisht marrëveshjet që:  1.1. caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; 1.2. kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose
investimet; 1.3. ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; 1.4. zbatojnë kushte të ndryshme për transanksione të njëjta me ndërmarrje të tjera tregtare, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurruese; 1.5. kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave”.

 

Veprimi që kanë bërë tregtarët sot i bie që është shkelje ligjore, pasi që kanë bërë kurdisjen e çmimeve dhe me këtë duhet të dënohen pikërisht tregtarët.

Mirëpo deri tani shteti nuk ka marrë asnjë veprim për këto rritje të çmimeve dhe askush deri më tani nuk është raportuar se është gjobitur ose diçka e tillë. /gazetametro.net

 

 

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate