7/23/2026 9:17:33 PM

20 mijë armë me leje të UNMIK’ut në Kosovë nuk i janë nënshtruar procedurave sipas Ligjit të ri

Duhet të lexoni

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka raportuar drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti. Ky i fundit tha se është i kënaqur me zbatimin e Ligjit për Armët, por që kryetari i Komisionit, Bekë Berisha ka përmendur skandalin e shitjes të lejeve të armëve në emër të MPB-së në vitin 2019. Hoti ka treguar se gjatë vitit konfiskohen rreth një mijë armë, ndërkaq 20 mijë janë me leje të UNMIK-ut.


Kryetari i komisionit, Bekë Berisha ka pyetur rreth zbatimit të Ligjit për Armët.

“Janë do leje të armëve, por unë e kam këtu një skandal këtu për shitje të lejeve të armëve. Rasti ka ndodhur në vitin 2019, çfarë mund të na thoni rreth kësaj”, ka pyetur Berisha, njofton KosovaPress.

Drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti tha se ka pasur një proces të legalizimit të armëve.

“Aktualisht kemi përfunduar koncept dokumenti dhe grupet punuese. Përmbajtja nuk është pengesë për zbatim të ligjit. Mendojmë që gjatë punës në draftim të shtojmë edhe pjesë të tjera në ndryshime të rregullativës së BE-së. Ligji është i zbatueshëm.

Ne jemi të kënaqur me zbatimin e Ligjit për Armët… Në lidhje me skandalin, ne nuk konsiderojmë që ministria ka të bëjë me këtë pjesë. Aktualisht për atë vepër penale kemi pasur një proces gjyqësor”, ka thënë ai.

Më tej, anëtari i LVV-së, Mefail Bajçinovci ka pyetur se sa është numri i armëve që qytetarët i kanë me leje të UNMIK-ut.

“Janë 20 mijë armë të tilla, të cilat janë me leje të UNMIK-ut. Ato nuk janë armë ilegale, por nuk i janë nënshtruar procedurave sipas Ligjit të ri. Janë 37 mijë të cilat janë me leje sipas Ligjit të ri”, është përgjigjur Mensur Hoti.

Po ashtu, Hoti tha se gjatë vitit konfiskohen rreth një mijë armë.

E anëtari i LVV-së, Enver Dugolli tha se gjetjet janë shqetësuese për mos zbatimin e Ligjit për Infrastrukturën Kritike.

“Pajtohem me gjetjet, është realiteti ajo. Ligji është miratuar sepse e kemi konsideruar të rëndësishëm. Përveç që e kemi miratuar ligjin, ligji parasheh qe të hyjë në fuqi një vit pas miratimit dhe nuk kemi arritur…. këtë javë kemi një lëvizje dhe do të fillohet me disa procedura të brendshme që të rekrutohet stafi për Divizionin e Infrastrukturës Kritike”, ka thënë ai.

Sipas tij, ligji parasheh të ketë katër zyrtarë, por që presin deri në fund të vitit të rekrutohet stafi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate