7/24/2026 12:50:16 AM

Raporti për pandeminë në Kosovë, qytetarët u detyruan t’i paguajnë vetë ilaçet

Duhet të lexoni

Institucionet shëndetësore të Kosovës kanë dështuar të sigurojnë ilaçe për pacientët në kohë pandemie.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në një raport të publikuar për furnizimin me barna për pacientët, konstaton se nuk është arritur me kohë që të sigurohen materialet shëndetësore për t’i trajtuar pacientët me COVID-19, raporton Demokracia.com.

Në të gjeturat e ZKA-së vërehet se ilaçet të cilat janë blerë nga qytetarët që ishin të shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë “Favipiravir’”, dhe “Remdesivir”.

“Një sasi prej 12,200 barëra ‘Favipiravir’ 200 mg ishte pranuar gjatë vitit 2020 në formë të donacioneve, prej të cilave në fund të vitit 2020 kishin mbetur 1,100 copë të cilat bashkë me një donacion tjetër prej 1,834 copë të pranuara në janar të vitit 2021 kanë qenë të disponueshme deri në fund të muajit mars.24”, thuhet në raport.

Por, qytetarët në mungesë të ilaçit “Remdesivir”, as në Klinikën Infektive nuk kanë mundur të furnizohen për shkak të procedurave të prokurorimit.

“Ndërsa për ‘Remdesivir’ institucionet nuk kanë mundur të furnizohen asnjëherë shkaku i vështirësive procedurale të prokurimit. Në fillim të aplikimit të gjërë të këtij bari në botë kishte pasur një ngritje enorme të çmimit në tregun farmaceutik në Kosovë krahas çmimit të planifikuar për blerje dhe për pasojë të mungeses së buxhetit të mjaftueshëm për këto blerje ka ndikuar të mos mund të bëhet furnizimi për nevojat e pacientëve me COVID-19.25”, bënë të ditur raporti i ZKA-së.

Sipas Auditorit, numri i pacientëve që janë trajtuar me barin ‘Remdesivir’ për gjashtë (6) muaj në repartin “B” të Klinikës Infektive të QKUK-së, i cili bari në vazhdimësi është blerë nga pacientët.

“Ky repart është vetëm njëri nga 5 reparteve të Klinikes Infektive të QKUK-së ku janë trajtuar pacientët COVID-19, ndërsa pacientë me COVID-19 përveç kësaj klinike janë trajtuar edhe në katër (4) klinika tjera të QKUK-së dhe 7 spitale rajonale”.

Në repartin “B”, njëri nga 5 repartet e Klinikës Infektive të QKUK-së, për periudhën tetor 2020-mars 2021 janë trajtuar 135 pacientë me COVID-19 me ilaçin “Remdesivir”.

Zyra e Auditorit ka arritur në përfundim se një pacient me terapi prej 11 ampulave ka qenë i detyruar të paguaj vetëm për këtë bari pjesë e terapisë anti-COVID një total prej 1,980€.

Auditori ka bërë llogaritjen për 26 pacientë të cilët janë trajtuar në repartin B të Klinikës Infektive e që kanë aplikuar barin ‘Remdesivir”, të njëjtit gjatë muajit nëntor 2020 kanë paguar në në total prej 51 mijë e 480 euro nëse kanë aplikuar terapi prej 11 ampulave.

Sipas të gjeturave të ZKA-së thuhet se “mungesa e rezervave të këtyre barërave ka pasur për pasojë që pacientët me COVID-19 t’i blejnë këto barëra me financimin e tyre vetanak ose ata që nuk kanë pasur financa të mjaftueshme nuk kanë mundur t’i blejnë këto barëra”.

Në bazë të gjetjes së Auditorit, institucionet shëndetësore nuk kanë arritur të sigurojnë me kohë dhe një numër të mjaftueshëm të personelit shëndetësor për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

“Mungesa e analizave të vazhdueshme adekuate të shkruara për identifikimin me kohë të nevojave për personel shëndetësor dhe koordinimit të duhur dhe të vazhdueshëm në mes të institucioneve shëndetësore krahas nevojave për ballafaqim me COVID-19, ka ndikuar në vështirësi për aktivizimin me kohë të numrit dhe profilit të duhur të personelit shëndetësor”, thuhet tutje në raport, raporton Demokraci.com.

Zyra Kombëtare e Auditimit, është institucioni që për çdo vit kryen auditime të institucioneve të Kosovës, duke paraqitur shkeljet ligjore që ndodhin gjatë kësaj periudhe.

Në auditim përfshihen të gjitha institucionet e Kosovës, duke nisur nga Presidenca, Qeveria, Ndërmarrjet Publike, Agjencionet etj./Demokracia.com/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate