Policia zvicerane ka thyer rrjetin e kontrabandistëve të drogës të udhëhequr nga katër persona nga Zvicra dhe Kosova, raporton sot gazeta e Prishtinës Reporters.
Policia në kantonin e Freiburgut, ku jetojnë katër të arrestuarit, sekuestroi rreth 35 kilogramë drogë të ndryshme me vlerë 80 mijë franga zvicerane.
Drejtuesit e grupit të drogës, të moshës 27 dhe 28 vjeç, organizonin kontrabandën e drogës duke punësuar më shumë persona për ta transportuar dhe shitur.