7/25/2026 5:32:02 PM

Del ekspertiza, veç vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ish-efektivi i Reneas akuzohet edhe për plagosjen e polices

Duhet të lexoni

Ka dalë ekspertiza e vrasjes dhe plagosjeve që ndodhën në zgjedhje rreth një vit më parë në Elbasan.

Ekspertiza balistike ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e Pjerin Xhuvanit. Sipas prokurorisë, në incidentin e rëndë ka rezultuar se Arbër Paplekaj, përveç viktimës, ka qëlluar me armën e tij edhe efektiven e policisë Xhensila Sota, e cila kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë në konfliktin mes shtabeve elektorale të PS dhe PD.

Prokuroria ka zbardhur detaje të reja gjatë hetimit të dosjes së ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë, në ngjarjen e 21 prillit 2021, që tashmë njihet si ‘masakra e Elbasanit’. Për këtë ngjarje është është arrestuar ish-punonjësi i RENEA-s, Arbër Paplekaj. Ndërsa Klemend Xhaferaj, i akuzuar nga policia si pjesëmarës në ngjarje, ende nuk është arrestuar, duke qëndruar në arrati. Kur kanë mbetur dhe 35 ditë nga përfundimi i afatit hetimor prej 1 viti, prokuroria e Elbasanit është njohur me ekspertizat balistike të 3 gëzhojave.

Ajo që ka dalë nga këto ekspertiza është autorësia e personit që ka plagosur jo vetëm, Emiljano Prengën, Pavlo Vuksanin, dhe Eltjon Bodinakun, por edhe efektiven e policisë Elbasan, Xhensila Sota. Plagosja e kësaj të fundit, thonë burimet pranë grupit të hetimit, është kryer nga Arbër Paplekaj. Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj është personi që qëllon në këndin e drejtimit, ku dhe punonjësja e policisë është duke qëndruar prapa një furgoni të forcave të rendit. Nisur nga kjo situatë, veç akuzës së vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së tre personave, Paplekaj do akuzohet nga prokuroria edhe për plagosjen e lehtë në dëm të punonjëses së policisë, citon Oranews.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në 21 prill 2020 tronditi qytetin e Elbasanit, rreth orës 14:00, pasi ish-efektivë policie dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan një automjet të shtetasit Mehmet Grejsi, i cili dyshohej nga PD se po shpërndante lekë dhe blinte votat në lagjen “5 Maji”. Bllokimi i automjetit dhe mbajtja përmes forcës dhe dhunës së Mehmet Grejsit, ka sjellë përdorimin e armëve deri në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë si Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Pritet që shumë shpejt, prokuroria e Elbasanit të përfundojë hetimet dhe të dërgojë për gjykim, dosjen penale në ngarkim të ish-punonjësit të policisë, Arbër Paplekaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate