7/27/2026 5:34:30 AM

Musliu: Shoqëria kosovare vazhdon të përceptohet si vend me kulturë patriarkale

Duhet të lexoni

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri, tha se nuk mund të thurim elozhe për përparim dhe për ngritje të pozitës së gruas, shkruan Gazeta Metro.


Ajo tha se shoqëria kosovare vazhdon të perceptohet si vend me kulturë patriakale.

Musliu theksoi se gratë në çdo fushë të jetës dhe çdo ditë të vitit ballafaqohen me pabarazi dhe ky realitet nuk mund mbulohet me një kuotë të detyruar prej 30% e cila realizohet vetëm në ato segmente ku ndeshet drejtpërdrejtë me obligimin ligjor që ngërthen në vete ky detyrim.

 

“Në politikë, për shembull, gratë përballen me barriera kulturore dhe me stereotipe gjinore nga më të ndryshmet. Nga ofendimet për sa i përket inteligjencës, pamjes, prejardhjes e deri të morali i tyre. Barrierat që ju krijohen Grave në këtë fushë janë strukturore, mediatike dhe mentaliste. Dhe më e shëmtuara këtu është se, edhe në dikasteret shtetërore me të cilat menaxhojnë Gratë, ndodhë diskriminim i gjinisë femërore nga Gratë udhëheqëse të cilat në ato pozita jo rrallë vijnë duke e përdorur me mjeshtëri politikën gjinore.”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së kërkoi që të ketë më shumë gra në pozita udhëheqëse.

“Pse mos ta bëjmë detyrim ligjor kuotën 50:50? Pse për një pozitë pune, në rast të përgatitjes së njëjtë, mos ti jepet përparësi gruas siç aplikohet nëpër shumë demokraci të zhvilluara? Pse mos të përmirësojmë legjislacionin që garanton siguri më të lartë për gratë dhe vajzat? Pse pozitat udhëheqëse nëpër sektorët shtetëror mos tu besohen më shumë grave. Dikush mund të kundërshtoj dhe të thotë se kemi Gra në pozita udhëheqëse. Po kemi, por shtrohet pyetja sa të pavarura janë gratë e zgjedhura në ato pozita?” , tha ajo.

 

Musliu u shpreh se pabarazia gjinore nuk është temë që trajtohet patetikisht, por duke u njoftuar drejtpërdrejt me sfidat e grave, të atyre që jetojnë në zona periferike, të studenteve, sportisteve, shkencëtareve, mjekeve dhe infermiereve.

“Në shumicën e rasteve pabarazia, zanafillën e saj e ka në familje. Prandaj shfrytëzoj rastin të apeloj të familjet që të investojnë në edukimin e vajzave të tyre, t´i forcojnë ato me vlera, arsimim dhe vetëbesim. Arsimimi dhe trajtimi i barabartë në familje janë armët më të sigurta që i jepen një vajze për tu bërë një grua sovrane në jetë.”, tha ajo.

Duke cituar frazën “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën”, Musliu kërkoi trajtim të barabartë, e jo degjenerim të pozitës së gruas.

“Dua t´i falënderoj publikisht të gjitha ato gra e vajza, heroina të rëna në altarin e lirisë dhe të gjitha veteranet e Luftës sonë Çlirimtare. Pse ju kërkoj falje? Sepse si kategori e lavdishme u lanë nën hijen e burrave, heshtën ato, heshtëm edhe ne. Pse ju them faleminderit? Sepse ato treguan me vepra, se tradita jonë e vërtetë nuk njehë pabarazi primitive ndaj grave. Ato treguan se janë pasardhëset e vërteta të Teutës, Norës, Bubulinës, Elena Gjikës dhe Shote Galicës. Ato, jo vetëm që vertetuan guximin dhe shpirtin trimëror të Gruas, por demostruan në vepër barazinë e vërtetë gjinore, kurse shoqëria ato nuk i trajtoi njejtë.”, theksoi Musliu./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate