7/27/2026 10:54:07 PM

Recetë: Supë me hithra, karrotë dhe patate, një ‘bombë’ e shëndetshme për trupin tuaj

Duhet të lexoni

Hithra është një barishte e fuqishme në aspekt vlerash ushqyese dhe kuruese për organizmin e njeriut.


Në këtë periudhë të vitit, lëndinat, kopshtet e bahçet janë plot e për plot me këtë barishte të cilës i thuren shumë lavde.

Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, astmës, infeksioneve të fshikëzës së urinis, bronikitit, gurëve në veshka, sklerozës, e shumë të tjerave.

Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët.

Supë Me Hithra, Karrotë Dhe Patate”

Hithra është pjesë e pandashme e disa prej gatimeve më të shijshme të amvisave shqiptare.

Ajo gatuhet në supa por edhe në peta misri ose me miell gruri.

Në këtë artikull  do të mësoni një recetë të shëndetshme e të thjeshtë për gatimin e supës me hithra, karrotë dhe patate.

Përbërësit:
Një qepë e prerë hollë

2 thelbinj hudhre të shtypur,

1 patate mesatare e prerë në copa të vogla

1 karrotë mesatare e prerë në copa të vogla

3 filxhanë çaji lëng perimesh

3 filxhanë çaji plot me hithra

Kripë dhe piper.

Përgatitja:
Vendosni tenxheren në zjarr dhe hidhni në të lëngun e perimeve, qepën, hudhrën, copat e patateve dhe karrotave.

Kur të marrë lëngu valë, uleni temperaturën dhe lëreni të ziejë për pesë minuta.

Më pas shtoni hithrat dhe prisni sërish pesë minuta të tjera deri sa patatet të jenë zbutur dhe hithrat të jenë tretur.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

Më pas të gjithë përbërësit e supës përziejeni në një mikser për mbi 20 sekonda, deri sa të përfitoni një masë homogjene dhe kremoze të cilën duhet ta hidhni sërish në tenxheren fillestare.

Ngroheni pak dhe pasurojeni me kripë dhe piper.

Për ta servirur, hidhni pak vaj ulliri në sipërfaqe dhe arra të pjekura.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate