Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka prekur çdo pjesë të jetës, e sigurisht dhe sportin.
Së fundi një moment i veçantë ka marrë vëmendje në disiplinën e gjimnastikës, ku gjimnasti ukrainas Ilia Kovtun fitoi medaljen në garën e hekurave paralele, teksa përballë kishte rusin Ivan Kuliak.
Gjatë momentit të dhënies së medaljeve, ukrainasi Kovtun qëndron në podiumin më të lartë, teksa në krah ka rusin Kuliak, i cili në kostumin e tij mban simbolin me shkronjën “Z”. Kjo gërmë nënkupton fjalën “fitore” në rusisht dhe gjatë luftimeve në Ukrainë përdoret nga trupat ruse, prandaj është bërë një simbol pro Rusisë.