7/29/2026 8:21:30 PM

Qytetarët nervozohen me Kurtin, pasi tha se “Besarta Jashari është vajza e Adem Jasharit”

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dha një fjalim para deputetëve, ku nuk kaloi po u vërejtur gabimi i tij, të cilin nuk e përmirësoi në tri raste.

Kurti u dëgjua duke thënë se Besarta Jashari, e mbijetuara e vetme e sulmit ndaj familjes Jashari, është e bija e komandantit legjendar Adem Jashari.

“E vetmja e mbijetuar e kësaj masakre, që ka arritur ta tregoi ngjarjen ashtu siç e ka parë me sytë e saj, është vajza e kryekomandantit Adem Jashari, Besarta Jashari”, dëgjohet duke thënë Kurti.

Të njëjtin fjalim që e tha në Kuvendin e Kosovës, Kurti e ka publikuar edhe në llogarinë e tij në Facebook pa përmirësime. Deklarata me gabime është publikuar edhe në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës.
Kjo është vërejtur edhe nga qytetarët, të cilët i kanë reaguar Kurtit në rrjete sociale duke i thënë se nuk duhet të ketë mungesë informacionesh dhe të bëjë gabime të tilla, sidomos për ngjarje historike.

Disa përdorues të rrjetit social Facebook, i kanë bërë thirrje Kurtit që ta përmirësojë gabimin, por ai nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe deklarata ende figuron me gabime.

Besarta Jashari është e mbijetuara e vetme nga sulmi serb mbi familjen Jashari në mëngjesin më 5. 6 dhe 7 mars, por ajo është e bija e Hamëz Jasharit, e cila në kohën e luftës ka qenë vetëm 10 vjeçare.

Disa ditë pas sulmit, ajo u bashkua me vëllain e saj, Bekim Jasharin, i cili atë kohë ndodhej në Gjermani.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate