7/29/2026 10:44:36 PM

Kosova dhe Serbia pritet të arrijnë marrëveshje për energjinë në veri dhe personat e pagjetur

Duhet të lexoni

Kosova dhe Serbia pritet të arrijnë marrëveshje për energjinë në veri dhe për personat e pagjetur. Në takimin e fundit më 22 shkurt, palët i janë afruar gjuhës së përbashkët për këto dy tema. Përkitazi me këtë, Bashkimi Evropian pret që shumë shpejtë të arrihet dakordimi dhe të fillohet diskutimi për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Paralajmërimin për arritjen e një zgjidhje për energjinë në veri e ka dhënë edhe kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano thotë për KosovaPress, se në takimin e fundit të kryenegociatorëve është diskutuar edhe për përgatitjen e terrenit për takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi

“Më 22 shkurt, përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, zhvilloi takime me dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një sërë çështjesh konkrete, me qëllim të diskutimit të çështjeve që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, si dhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve me synim të përgatitjes së terrenit për takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut. Pas 11 orësh negociata intensive, palët iu afruan gjetjes së gjuhës së përbashkët për disa çështje me rëndësi thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, siç është rryma për veriun e Kosovës dhe zgjidhja e fatit të personave të pagjetur. Ne presim që palët të arrijnë shpejtë një marrëveshje për këto çështje, për të lejuar fillimin e diskutimeve mbi tema të reja të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë ai përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi zgjidhja për energjinë në veri do të finalizohet shumë shpejtë.

“Në kuadër të angazhimeve të deritanishme kemi përparuar dukshëm në gjetjen e një zgjidhje finale për energjinë në veri. Problematikë kjo e trajtuar në kuadër të dialogut që nga vitit 2013, por e pazgjidhur deri tani. Kjo temë është diskutuar me BE-në edhe në takimin e fundit, pritjet tona janë që e njëjta të finalizohet shumë shpejtë. Kjo do t’i hapte rrugë futjes në sistem legal gjithë shfrytëzuesve të energjisë duke vendosur parimin e barazisë… Për momentin jemi duke punuar për sigurimin e substancës së nevojshme për aranzhimin e takimit të radhës në nivel të krerëve të shtetit ku do të diskutohej për elementet e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, tha ai në seancën e Kuvendit, ku u debatua për dialogun me Serbinë.

Nga ana tjetër, më skeptik për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e ndonjë marrëveshje në rrethanat aktuale është profesori i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani.

Ai thotë për KosovaPress, se dialogu do të pezullohet më shumë për shkak të zgjedhjeve në Serbi, se sa agresionit rus në Ukrainë. Hasani shprehet kritik edhe për idenë e arritjes së një marrëveshje për mossulmim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu është i pezulluar, jo për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, por për shkak se në Serbi ka zgjedhje, pala jonë akoma është duke punuar me arrit një konsensus me këqyrë me gjet disa rrugëdalje brenda. Ajo krye këput diktohet prej (zgjedhjeve në Serbi) pasi nuk dihet me kë duhet të diskutohet deri në prill dhe duhet me pa kush e ka forcën politike atje… Pjesa e marrëveshjes së mossulmimit dhe ata tituj me pompozitet janë për konsum të brendshëm, por jashtë ato tingëllojnë qesharake, siç edhe janë. Tingëllojnë anakronike veçanërisht tash, Ukraina dhe Rusia kanë nevojë për mossulmim dhe jo ne me Serbinë…Ajo është masë e mirëbesimit dhe ato nuk kanë çka të ekzistojnë sepse ne si Kosovë nuk kemi ushtri efektive, ne kemi ushtri në ndërtim e sipër, ligjërisht dhe faktikisht dhe pjesa e zonës (kufitare) me Serbinë është zonë e sigurisë që kontrollohet prej KFOR-it dhe nuk paraqet asnjë rrezik. Kjo masë e mirëbesimit mundet vetëm me u konstatuar, pasi ekziston”, thotë ai.

Pas disa muajsh stopimi, delegacionet teknike të Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel më 22 shkurt, ndërkohë, është paralajmëruar edhe një takim para zgjedhjeve në Serbi më 3 prill.

Arritjen e një marrëveshje për energjinë në veri e ka kërkuar edhe sekretari i shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar Blinken në letrën dërguar kryeministrit, Albin Kurti.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate