Tayna është ndër artistet më aktive si me koncerte ashtu edhe me projekte muzikore.
Reperja dje ka mbajtur koncertin e radhës, ku kanë filluar angazhimet intensive me koncerte në vende të ndryshme të Evropës, pas lirimit të masave anti-Covid.
Paraqitja e saj skenike ka bërë të pranishmit për vete, teksa u shfaq tejet provokuese dhe e veshur me shumë stil.


Në një video të publikuar në Instastory, reperja nga Prizreni ka treguar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka vizituar tri shtete të ndryshme, por sipas saj ia ka vlejtur.
Në një korset ngjyrë të gjelbër me dekolte të hapur, të kombinuar me një palë pantallona të gjerë me ngjyra ushtarake, reperja përfundoi dukjen me aksesor me shkëlqim në qafë, në njërin prej të cilëve shkruhej ‘Tayna’.