7/30/2026 11:50:37 PM

Krerët e shtetit nga Prekazi: UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse

Duhet të lexoni

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të tre krerët e institucioneve të shtetit nderuan sakrificën sublime të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar “Adem Jashari”.

Nga Prekazi, presidentja Osmani tha se është fatkeqësi që ende nuk ka drejtësi për masakrat dhe gjenocidin që Serbia bëri në Kosovë. Për çka shtoi se gjithnjë do të kërkojnë drejtësi e që përveç kësaj thirrjeje Osmani tha se trimëria dhe sakrifica e familjes Jashari do të mbeten drita e cila do të ndriçojë rrugën përpara të brezave të tërë.

“Ne jemi këtu për ta kujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin te cilët treguan një trimëri të jashtëzakonshëm në një situatë të jashtëzakonshëm ku të gjithë ne qytetarët e Kosovës ishim nën rrethimin gjenocidal të Serbisë.

Ata u sulmuan në shtëpitë e tyre ku shumica dërmuese e familjarëve që u vranë ishin gra e fëmijë që tregon se kjo ishte ndër masakrat më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë për të cilën fatkeqësisht akoma nuk ka drejtësi.

Përveç thirrjes sonë për drejtësi ne gjithnjë do ta kemi udhërrëfyes të përhershëm trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari sepse ajo çfarë ata bënë për atdheun do të mbesë një dritë e cila do të ndriçojë rrugën përpara të brezave të tërë. Prandaj lavdi dhe përkujtimi i tyre do të jetë i përhershëm”, u shpreh Osmani nga Prekazi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se shkuan për të nderuar të rënët e familjes Jashari, ku theksoi se sakrifica e tyre tundi gjithë botën dhe lëvizi botën demokratike.

“Është pikërisht ky moment kur sakrifica kthehet në Epope edhe kur i gjithë kombi mobilizohet dhe bëhet UÇK një moment i cili jo vetëm që e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën por e cila sakrificë faktikisht e tundu të gjithë botën, e lëvizi botën demokratike dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë të drejtë nga ky kuptim mendoji që sakrifica e Jasharëve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjeve çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë”, tha Konjufca.

E i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta nuk mund të tjetërsohen as nga deformimet që vijën e as nga mohimet që bëhen.

“Erdhëm sot këtu në 24 vjetorin e flijimit të të tre brezave të familjes Jashari të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës e bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Clirmatre të Kosovës. Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Jasharajve ata u patën sulmuar nga Serbia që udhëhiqej prej regjimit të Millosheviqit edhe në dhjetor të vitit 1991 edhe në janar ë vitit 1998 dhe që të gjitha këto sulme ndaj Jasharajve ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohen as nga deformimet që vijën e as nga mohimet që bëhen, gjenocidit i Serbisë në Kosovë i ka ende plagë e hapura dhe ne si institucioneve republike, si krerë të këtyre institucioneve, si përfaqësues politikë si qytetarë të republikës jo vetëm që nuk e harrojmë prej nga vijmë por në të njëjtën kohë pikërisht nëpërmjet përgjegjësisë sonë për këtë shkuar sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme e dimë si të ecim, mirë mbarë dhe përpara”, tha ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate