Një ‘top zjarri’ i shëndritshëm ka rënë nga qielli në Itali.
Ngjarja e pazakontë ndodhi mes Italisë Veriore dhe Qendrore. Por fenomeni është vënë re në rajone të ndryshme të Italisë.
Gjurma e dritës u shkaktua nga kalimi i një meteori në një distancë relativisht të afërt me planetin tonë, e ndaj objekti i zjarrtë ndezi qiejt për disa sekonda. Më pas u shpërbë plotësisht kur ra në kontakt me atmosferën.Ata që e panë u mahnit nga ky lëmsh vezullues.
Meteorët kanë përmasa të ndryshme. Një i tillë bëhet i ndritshëm kur kalon nëpër pjesën më të dendur të atmosferës. Toka goditet çdo vit nga qindra meteorë.