Thomas Tuchel kritikoi tifozët e Chelsea të cilët këndonin emrin e Roman Abramovich gjatë minutit kur u apllauzua për Ukrainën para ndeshjes me Burnley, shkruan Gazeta Metro.
Abramovich njoftoi gjatë javës se ka marrë vendim të shes klubin pas problemeve të mëdha që i dolën pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe tifozët e klubit londinez nuk harruan ta kujtojnë atë, por kjo gjë nuk u prit mirë nga trajneri Tuchel.
Disa tifozë të Chelsea brohorisnin emrin e rusit përgjatë tërë ndeshjes, teksa u shanë nga tifozët e Burnley.
Chelsea fans chant Roman Abramovich's name during Ukraine tribute against Burnley.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) March 5, 2022