7/31/2026 9:21:58 PM

Pas dy dekadash nis projekti për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Duhet të lexoni

Edhe pas dy dekadash që ka mbaruar lufta në Kosovë, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është pa shtatoren e komandantit legjendar të UÇK’së, Adem Jashari, por siç duket së shpejti do të ndërtohet pasi sot ju janë dorëzuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, procedurat për realizimin e projektit, transmeton Gazeta Metro.


Shefi i Grupit Parlamentar të Asamblistëve të PDK’së në Prishtinë, Leotrim Retkoceri, i ka dorëzuar kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama, propozimin për nisjen e procedurave për realizimin e projektit të shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jashari në Prishtinë.

Retkoceri përmes një njoftimi në Facebook, ka deklaruar se: ”Ka më shumë se dy dekada që në Prishtinë mungon shtatorja e komandatit legjendar, Adem Jashari. Duke dashur që kësaj pritje t’i japim fund, Grupi i Asambleistëve të PDK-së në koordinim me nënkryetaren Donjeta Sahatçiu ka marrë iniciativë për ta përshpejtuar këtë projekt kombëtar. Pritjes së madhe po i vjen fundi. Bac, Prishtina të pret!.”

Propozimin e PDK’së për këtë projekt po e mbështetë edhe partneri i koalicionit në kryeqytet, LDK’ja. /gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate