8/2/2026 4:20:25 PM

Rusia po përdor “bomba thërrmuese”, është çnjerëzore

Duhet të lexoni

Rusia ka përdorur bomba thërrmuese, artileri të ndaluar gjerësisht në Ukrainë, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorim të llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel të premten, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Stoltenberg shtoi se NATO dhe aleatët e saj “po mbledhin informacion dhe po monitoronin nga afër se çfarë po ndodh në Ukrainë”.

“Unë mirëpres gjithashtu vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hapur hetimin për këtë, sepse ne duhet të sigurohemi që presidenti Putin, presidenti i Bjellorusisë të mbahen përgjegjës për atë që bëjnë”, tha ai.

“Ky është brutalitet. Kjo është çnjerëzore. Kjo është shkelje e ligjit ndërkombëtar,” tha Stoltenberg.

Bombat thërrmuese – të cilat jo vetëm që japin një shpërthim fillestar në goditje, por gjithashtu përmbajnë bomba të shumta më të vogla që përhapen në një zonë të gjerë – dënohen kryesisht nga komuniteti ndërkombëtar për shkak të rrezikut të viktimave civile kur ato përdoren në zona të populluara.

“Udhëheqësit tuaj po ju gënjejnë. Mos kryeni krime lufte,” tha ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield gjatë një sesioni urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të mërkurën./METROPOL MAGAZINE


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate