8/3/2026 6:44:01 AM

Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë? Pesë skenarë të mundshëm

Duhet të lexoni

Mes mjegullnajës së luftës, mund të jetë e vështirë të kuptohet saktë se çfarë do të ndodhë në vijim, pasi çdo moment është vendimtar për të përcaktuar fatin e Ukrainës dhe jo vetëm, transmeton A2CNN.

Megjithatë, ekspertët po përpiqen të shqyrtojnë se si mund të zhvillohet më tej konflikti në Ukrainë. Cilët janë disa nga skenarët që po shqyrtojnë politikanët dhe planifikuesit ushtarakë? BBC parashtron pesë skenarët më të mundshëm, shumicës prej të cilëve iu referohet si skenarë të zymtë.  

1. Luftë e shkurtër

Sipas këtij skenari, Rusia ka gjasa të përshkallëzojë operacionet e saj ushtarake. Forca ajrore ruse – e cila ka luajtur një rol jo shumë të madh deri më tani – fillon sulmet ajrore shkatërruese. Sulmet masive kibernetike përfshijnë Ukrainën, duke synuar infrastrukturën kryesore kombëtare. Furnizimi me energji dhe rrjetet e komunikimit do të ndërpritej. Fatkeqësisht, mijëra civilë vdesin. Pavarësisht rezistencës së guximshme, Kievi bie brenda pak ditësh. Qeveria zëvendësohet me një regjim kukull pro Moskës. Presidenti Zelensky ose vritet ose arratiset në Ukrainën perëndimore apo edhe jashtë shtetit, për të ngritur një qeveri në mërgim. Presidenti Putin shpall fitoren dhe tërheq disa forca, duke lënë pas mjaftueshëm trupa, sa për të mbajtur njëfarë kontrolli në vend. Mijëra refugjatë vazhdojnë të ikin në Perëndim. Ukraina mund t’i bashkohet Bjellorusisë si një shtet “klient” i Moskës.

Ky skenar gjithsesi do të varet nga ndryshimi i disa faktorëve: forcat ruse që mund të forcohen më shumë dhe shpirti i jashtëzakonshëm luftarak i Ukrainës që mund të zbehet. Putini mund të arrijë ndryshimin e regjimit në Kiev dhe fundin e integrimit perëndimor të Ukrainës. Por çdo qeveri proruse do të shihej nga kombi ukrainas si e paligjshme dhe do të rrezikohej nga kryengritjet masive, çka nënkupton se perspektiva për të shpërthyer sërish një konflikt, do të ishte e lartë.

2. Luftë e gjatë

Ndoshta ka më shumë gjasa që ky konflikt të shndërrohet në një luftë të zgjatur. Forcat ruse mund të ngadalësohen, të demoralizohen, të dominojë një logjistikë e dobët dhe një lidership i paaftë. Nga ana tjetër, mund t’ju duhet më shumë kohë për të marrë qytete si Kievi, mbrojtësit e të cilëve po luftojnë në çdo front pa u dorëzuar. Kjo situatë, pasohet nga një rrethim i gjatë. Luftimet mund të ngjasojnë me luftën e gjatë dhe brutale të Rusisë në vitet 1990, për të kapur dhe shkatërruar në masë të madhe Grozny, kryeqytetin e Çeçenisë.

Nga ana tjetër, ndoshta Rusia nuk mund të sigurojë trupa të mjaftueshëm për të mbuluar një vend kaq të madh. Forcat mbrojtëse të Ukrainës shndërrohen në një kryengritje efektive, të motivuar mirë dhe të mbështetur nga popullsia lokale. Perëndimi vazhdon të sigurojë armë dhe municione. Dhe më pas, ndoshta pas shumë vitesh, me një udhëheqje të re në Moskë, forcat ruse largohen përfundimisht nga Ukraina, të mposhtura dhe të gjakosura, ashtu si u larguan paraardhësit e tyre nga Afganistani në vitin 1989, pas një dekade duke luftuar kundër kryengritësve islamikë.

3. Luftë europiane

A është e mundur që kjo luftë të kapërcejë jashtë kufijve të Ukrainës? Presidenti Putin mund të kërkojë të rimarrë më shumë pjesë të ish-Republikave Sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s, ose të gjitha këto llogaritje mund të rezultojnë të gabuara. Presidenti Putin mund të deklarojë se furnizimet e forcave ukrainase me armë perëndimore janë një akt agresioni, për të cilin duhet një kundërpërgjigje. Ai mund të kërcënojë se do të dërgojë trupa në shtetet baltike – që janë anëtarë të NATO-s – si Lituania, për të krijuar një korridor tokësor me enklavën bregdetare ruse të Kaliningradit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate