8/3/2026 8:55:25 AM

Mbylli sytë dhe bjeri’! Lideri çeçen thirrje Putin për të shtuar sulmin mbi Ukrainë

Duhet të lexoni

Aleati besnik i Putin,  lideri i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, i ka kërkuar Presidentit Vladimir Putin që të lëshojë të gjithë fuqinë ushtarake ruse në Ukrainë, për “ta mbyllur këtë çështje për një ose dy ditë”.

Kadyrov, i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse, por mban edhe titullin e Gjeneral-Majorit në Gardën Kombëtare të Rusisë,  raportohet të ketë dërguar rreth 10 mijë trupa nga shteti i tij në Ukrainë, për të ndihmuar rusët në pushtimin e vendit fqinj.

Në një audiomesazh për Putin, 45-vjeçari, të cilin Presidenti rus e konsideron si djalin që nuk pati kurrë, dëgjohet të thotë: “Shoku President, Shoku Komandat Suprem, e kam thënë shumë herë se jam shërbëtori juaj i përulur, jam gati të jap jetën për ju. Por nuk mund të shoh që luftëtarët e mi, luftëtarët tanë, duke vdekur. Po ju kërkoj me ngulm që të mbyllni sytë para gjithçkaje, dhe të na lejoni që ta përfundojmë këtë punë brenda një ose dy ditësh. Vetëm kjo do të mbrojë shtetin dhe popullin tonë, këtë e besoj fort”.

Mesazhi i tij publik është një shenjë e qartë që Rusia nuk e ka kapërdirë faktin që, kur ka kaluar më shumë se një javë nga nisja e pushtimit, nuk është marrë dot as Kievi dhe as Kharkivi, dy qytetet më të mëdha të Ukrainës. Luftëtarët çeçenë të Kadyrov raportohet të jenë dërguar në Ukrainë për të vrarë Presidentin Zelensky, i cili thuhet se i ka mbijetuar disa atentateve që nga nisja e luftimeve.

Kadyrov, i cili në të shkuarën ka luftuar kundër dhe në krah të Rusisë në luftërat në Çeçeni, njihet për brutalitetin dhe sundimin me dorë të hekurt në vendin e tij, ku mendohet se ka kryer edhe ekzekutime pa vendime gjykate.

“Të gjitha këto negociata janë të pavlera, sa më shumë që presim, aq më shumë sanksione prodhoijnë”, thotë ai në mesazhin për Putin. “Gjithë ato dokumente, negociata, nuk janë të mira. Si luftëtar që jam, nuk mundem të shoh luftëtarët tanë të vriten nga ato djaj nazistë. Jam i sigurt që do të merrni vendimin e duhur për ta marrë plotësisht Ukrainën dhe për t’i shkatërruar. Populli i Ukrainës do të na mbështesë kundër këtyre djajve”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate