Mbrojtësi i majtë i Shakhtarit nga Donetsku dhe kombëtarja e Ukrainës, Viktor Kornienko, vendosi të lërë mënjanë karrierën e tij për shkak të luftës dhe t’i bashkohet ushtrisë ukrainase.v
“Jam në Ukrainë dhe ndihmoj forcat e armatosura. Lavdi Ukrainës! Ne do t’ju shkatërrojmë, ju rusë! Lavdi Ukrainës – ka thënë futbollisti 23-vjeçar përmes rrjeteve sociale.
Kornienko mund të kishte lënë Ukrainën me pjesën tjetër të ekipit të Shakhtarit dhe të shkonte në Poloni, por ai vendosi të qëndronte dhe të bashkohej me ushtrinë e vendit të tij, shkruan FrontOnline.