Edhe çiftet e famshme grinden, madje shpesh. Në një intervistë të fundit, Shakira tregoi se ajo grindet disa herë me partnerin e saj Gerard Piqué për shkak të edukimit të tyre të ndryshëm.
Ajo është kolumbiane, ai është spanjoll. Ata u njohën dhe ranë në dashuri në vitin 2010, gjatë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut.
“Burri im i gjorë, i dashur, babai i fëmijëve të mi është i detyruar të më presë për një kohë të gjatë” – tha ylli i popit, duke u argëtuar në podkastin e "Planet Weirdo".
– Ne zihemi, sepse unë vonohem gjithmonë, ndërsa ai është i përpiktë, shumë i ngurtë”. Shakira fajësoi përkushtimin e saj në botën e muzikës, që e thith shumë:
"Unë kam punuar gjithmonë. E shtunë, e diel ose e hënë është e njëjta gjë për mua. Kam humbur plotësisht ndjenjën e kohës".
Së bashku që nga viti 2010, çifti nuk është martuar ende zyrtarisht, pavarësisht lindjes së fëmijëve të tyre Milan dhe Sasha.