Gazeta gjermane “Online Focus”, e cila ka raportuar për arrestimin e Bashkim Osmanit, një shqiptar nga Gjermania, i cili njihet për të kaluarën e tij kriminale, mes tjerash tregti me drogë dhe pastrim parash. Osmani, sipas gazetës ishte në qendër të një hetimi ndërkombëtar të quajtur “Casino Fantauxia Operation” në të cilën është përfshirë edhe Byroja Federale e Investigimit, FBI.
“Bashkim Osmani, i njohur për pastrim parash dhe trafik global të drogës është arrestuar në Kroaci”, shkruan gazeta në fjalë.
Sipas tyre 600 oficerë policorë të përfshirë në këtë aksion kanë kontrolluar rreth 80 objekte dhe kanë arrestuar 44 të dyshuar.
“Në Majorca të Spanjës një nga destinacionet të cilët u bastisën ishte edhe restoranti i Osmanit “Ritzi Portals” dhe hoteli “BO”, Policia sekuestroi 86 piktura vaji me vlerë pesë milionë euro, shtatë makina super sportive, 16 ora luksoze dhe 200 mijë euro para të gatshme”.
Por sipas të përditshmes kroate, Bashkim Osmani ka deklaruar se nuk është fajtor dhe se ai prej vitesh ka qenë nën hetimin e shërbimeve sekrete.
“Më shumë se 30 vjet që merrem me biznes legal, kam një shtëpi në Palma de Majorca, prej nga erdha të shtunën, më 12 shkurt, nëpërmjet Londrës dhe Italisë për në Kroaci, dhe kisha një biletë të rezervuar për t’u kthyer të dielën, më 20 shkurt. Nuk e kam problem, të më dorëzojnë në duart e autoriteteve spanjolle, nuk kam lidhje me atë për çfarë më ngarkojnë”. Kështu, shkruan gazeta kroate Jutarnji.hr, ku sipas Bashkim Osmani ka hedhur poshtë çdo lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai është arrestuar të martën në një dhomë të hotelit të tij Palazzo (ish-Riviera) në qendër të Poreçit.
Gazeta kroate thekson se me Osmanin, të njohur si bos i dyshuar i drogës, shërbimet sekrete merren që nga vitet ’90.Osmani u vu në pranga nga policia kroate me kërkesë të policisë dhe gjyqësorit spanjoll, të cilët nisën një operacion të madh “Sky Eç” në disa vende evropiane përmes Eurojust-it, ku vetëm në Bruksel u arrestuan 45 persona dhe sekuestruan 1.2 milionë euro. Bashkim Osmani, bashkë me tre vëllezërit e tij, Bekimin, Qazimin dhe Burimin, u kapën në Kroaci, raportoi të mërkurën Jutarnji List. Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende evropiane, të organizuar nga Europol. Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.
Ai së bashku me tre vëllezërit e tij, Bekimin, Qazimin dhe Burimin, u kapën në Kroaci, raportoi të mërkurën gazeta kroate Jutarnji List.
Një foto e Bashkim Osmanit me aktorët Nick Nolte dhe Til Schweiger në restorantin Ritzi në Puerto Portals, ka pushtuar mediat spanjolle. Restoranti, sipas hetimeve mund të ishte përdorur për pastrim parash.
Osmani lidhjet me politikën
Bashkim Osmani krijoi shumë njohje dhe zgjeroi ndikimin e tij në politikë dhe shërbeu si këshilltar i Ministrit të Kulturës dhe Sportit të Kosovës, bazuar në një raportim të gazetës politike kroate, Nacional. Në një intervistë për gazetën kroate Nacional në vitin 2007, Osmani kishte thënë se pas transferimit në Hamburg në vitet 1980, familja e tij kishte rritur ndjeshëm pasurinë që kishin në Kosovë.
Bashkim Osmani posedon një pasaportë kroate. Në vitin 2007 ai bleu një hotel në qendër të Poreçit, një qendre turistike në Kroaci. Kësisoj, në atë kohë, ai realizoi një intervistë për gazetën Nacional. Në atë kohë, Osmani tha për të përjavshmen politike kroate se ishte pasuruar duke investuar në prona të paluajtshme, fillimisht në Hamburg dhe më pas në Spanjë.
Familja Osmani konsiderohej një nga familjet më të pasura shqiptare në Gjermani.
Bashkim Osmani krijoi shumë njohje dhe zgjeroi ndikimin e tij në politikë dhe shërbeu si këshilltar i Ministrit të Kulturës dhe Sportit të Kosovës, shkruan Nacional.
Familja Osmani është nga rrethi i Gjakovës, prej nga u shpërngulën në Hamburg në mesin e viteve 1980.
“Gjithçka filloi në fillim të viteve tetëdhjetë kur vëllai i parë Qazimi u largua nga Gjakova për në Gjermani, dhe ne shkuam pas tij. Në atë kohë në Jugosllavi, si shqiptarë, nuk kishim perspektivë, sidomos nëse ishe ambicioz”, tha ai.
“Familja jonë ka qenë gjithmonë e famshme. Në Kosovë edhe para luftës së dytë botërore dhe pas lufte babai ka qenë politikan prandaj as në Gjermani nuk kemi shkuar me kruese dhëmbësh në gojë. Ne kishim një nga restorantet më të mëdha në Prishtinë, ishim pronarë të parcelave të mëdha tokash në Kosovë, kishim aksione pronësie në argjendari, nuk mund të ankoheshim”, rrëfeu ai.