8/11/2026 11:37:00 PM

Kush është i riu shqiptar që kërkohet për vrasjen e 18-vjeçarit grek

Duhet të lexoni

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është Roxhers Demirazi, 20 vjeçari që policia greke ka shpallur në kërkim, si pjesë e grupit të huliganëve që dhunuan deri në vdekje 18 vjeçarin Alqis Kambanu në Selanik.

Policia greke ka identifikuar 20 vjeçarin prej shenjave të gishtave dhe materialit gjenetik që ka lënë në disa shkopinj në vendin e ngjarjes, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një tjetër 20 vjeçar shqiptar si dhe 6 shtetas grekë.

Policia greke thotë se Demirasi ka mundur të largohet drejt Shqipërisë në datën 2 shkurt, më pak se 24 orë prej vrasjes së 18 vjeçarit.

Ai ka kaluar normalisht nëpër pikën kufitare të Kapshticës, madje ka vulosur normalisht edhe pasaportën e tij shqiptare, pasi deri paraditen e së shtunës, ai nuk ka qenë në kërkim.

Emri i 20 vjeçarit u hodh mbasditen e së shtunës në kërkim brenda territorit grek, dhe me gjasa deri të hënën në mëngjes foto e tij dhe gjithë të dhënat biometrike pritet ti dorëzohen edhe autoriteteve shqiptare për ta ndaluar dhe në vazhdim për ekstradimin e tij si i dyshuar si anëtar i grupit të dhunuesve të 18 vjeçarit Alqis Kambanu.

Autoritet greke thonë se 20 vjeçari është në procedim edhe për një akt të ngjashëm të ndodhur në vitin 2019 i cili për fatin e mirë përfundoi vetëm me dhunimin e tifozëve të palës kundërshtare,por pa viktima si në ngjarjen e 1 shkurti ku humbi jetën 18 vjeçari Alqis Kambanu.

Prokuroria e Selanikut deklaroi se personat e implikuar do të ndiqen me disa akuza,mes të cilave edhe ajo e krijimit të organizatës kriminale, pasi prej bastisjeve në zyrat e tifozëve në lagjet e Selanikut dhe Athinës gjatë ditëve të fundit, u gjetën prova të një strukture të organizuar kriminale e cila kontrollohet dhe urdhërohet në mënyrë të organizuar prej drejtuesve të tifozëve pranë klubeve më të mëdha sportive në vend, madje ndaj disa prej tyre janë ngritur edhe akuza penale.

Deri tani për vrasjen e 18 vjeçarit Alqis Kambanu është arrestuar një 23 vjeçar shqiptar ndërkohë që opinioni publik grek është shokuar prej dhunës ekstreme ndaj viktimës Alqis Kambanu vetëm 18 vjeç.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate