8/11/2026 5:12:56 PM

Çfarë u ndalohet policëve të Kosovës sipas ligjit?

Duhet të lexoni

Suspendimi i policit Amir Hoxha pasi foli dhe kritikoi publikisht për punën e shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka nxitur debat dhe reagime të mëdha në publik.


Vetë Hoxha pretendon se suspendimi për 3 ditë i ka ardhur me arsyetimin për shkelje disciplinore dhe kryerje të veprës penale.

 

“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm  timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë . Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam  kryer veper penale apo  shkelje të rëndë disciplinore ,  e që me sa dij unë me njohurinë  time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës  ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër  penale”, ka njoftuar polici Hoxha.

Por çfarë thotë Ligji për Policinë e Kosovës dhe çfarë iu ndalohet policëve?

Në Nenin 49, pika 1.5, thuhet se aktivietet që formojnë konflikt interesi janë edhe “dhënia e deklaratave publike apo komenteve lidhur me punën e policisë, përveç në raste kur lejohet nga eprori me autorizim të duhur”.

Megjithatë siç thotë Neni 49, lista e gjërave që iu ndalohen policëve mund të jetë edhe më e gjerë.

Në ndërkohë Inspektorati Policor i Kosovëska dal sot me një komunikatë për media e ku kanë thënë se ata nuk kanë dhënë rekomandim për suspendimin e policit Hoxha.

Në reagimin e IPK-së thuhet se ai është suspenduar nga Policia e Kosovës.

“Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës. Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat  penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Sindikata e Policisë së Kosovës tashmë është duke mbledhur informacione dhe fakte lidhur me suspendimin prej tri ditësh të policit Amir Hoxha.

Kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri ka thënë për Gazetën Express se ende nuk kanë kontaktuar me zyrtarin policor për të ditur se kush e ka suspenduar atë.

“Jemi duke i grumbulluar disa informacione të sakta. Ende nuk kemi arritur që të kontaktojmë me kolegun dhe të shohim se nga i ka ardhur suspendimi dhe jemi duke u konsultuar me Këshillin Drejtues të Sindikatës”, ka thënë Zeqiri.

Ai tha se për sindikatën është shqetësuese çdo shkelje e të drejtave të zyrtarëve policorë.

“Është shqetësuese çdo shkelje e të drejtave të zyrtarëve policor. Sindikata është e shqetësuar. Duhet që t’i grumbullojmë disa gjëra që të dimë arsyet pse ka ndodhur suspendimi. Shqetësim është, ekziston. Ne do të jemi jo vetëm në këtë rast por në të gjitha rastet ku konsiderojmë dhe konstatojmë se u është bërë e padrejtë policëve, do të jemi në monitorim të rastit”, ka thënë ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate