8/11/2026 1:25:32 AM

Thellohet skandali i ZPS-së: Dëshmia e ish-ambasadorit Everts iu fsheh jo vetëm mbrojtjes, por edhe gjyqtarit Gillou

Duhet të lexoni

Dastid Pallaska, pjesë e ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Prokuroria Speciale për katër vite, që nga 2018-ta, ka fshehur dëshminë e ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, Dan Everts.

Pallaska në një lidhje direkte me “Top News”, ka thënë se paraburgimi i ish-presidentit dhe të tjerëve është vazhduar për 15 muaj pa u ditur këto prova, përcjell Demokracia.com.

“Ajo që prokuroria kishte bërë ishte që i kishte fshehur këto prova nga mbrojtja dhe nga vetë gjykata. Që do të thotë se edhe aktakuza ishte konfirmuar pa i pasur në dispozicion Gjyqtari i Procedurës Paraprake këto prova. Edhe paraburgimi është ofruar për më shumë se 15 muaj, pa u ditur këto prova”, ka thënë Pallaska, përcjell Demokracia.com.

Ai më tutje ka shtuar se dëshmia e ish-ambasadorit Dan Everts ishte dhënë në vitin 2018, por Zyra e Prokurorit të Specializuar e fshehu atë nga gjykata dhe mbrojtja për më shumë se katër vite, gjë e cila është ende më brengosëse.

“Nuk ishin prova të thjeshta. Këto prova ishin dëshmi të njerëzve shumë të rëndësishme, dëshmitarëve të rëndësishme, që kishin njohuri të drejtpërdrejta për rrethanat gjatë periudhës relevante të aktakuzës. Përkatësisht, bëhet fjalë për dëshminë e ish-ambasadorit Dan Everts që ishte ambasador i OSBE-së në Shqipëri dhe Kosovë, i cili i kishte dhënë dëshminë e tij prokurorisë qysh në vitin 2018. Prokuroria për katër vite e kishte fshehur këtë provë nga gjykata dhe nga ne. Shqetësuese dhe më brengosëse është se kjo dëshmi u shpalos vetëm atëherë kur prokuroria u kap në fshehjen e provës, përkatësisht gjatë hetimeve tona kur erdhën informacionet dhe vetëm pasi prokuroria e kuptoi se ne e kemi zbuluar ekzistimin e provës, ajo e zbuloi atë të martën e kësaj jave”, ka thënë Pallaska, përcjell Demokracia.com.

Ndërkohë, në seancën e sotme të Dhomave të Specializuara, Gregory Kehoe, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi ka kritikuar ashpër që Prokuroria e Gjykatës Speciale i ka fshehur provat në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Kehoe e ka pyetur gjyqtarin Nicolas Gillou nëse e ka parë ai ndonjëherë dëshminë e ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, Dan Everts, lidhur me ngjarjet e pas vitit 1999, e cila duket të jetë fshehur për një kohë të gjatë./Demokracia.com/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate