8/10/2026 11:58:07 AM

Kërkohet për “vjedhje zemrash”, fanset duan “ta lidhin në shtrat”

Duhet të lexoni

Akuzat për vepra penale ndoshta nuk janë më të përshtatshmet për profilin e duhur të një mashkulli me të cilin do të dilnit në takim. Por një dënim i vetëm, për një të burgosur simpatik, ndoshta edhe mund të kapërcehet.

Një prej tyre ka shumë admiruese, që mezi presin që policia ta arrestojë. Ai është një i dënuar për vjedhje dhe nga sot akuzohet edhe për “vjedhje zemre”.

Teksa policia në West Yorkshire publikoi foton e të akuzuarit për vjedhje dhe kërkoi ndihmën e publikut për ta kapur, askush nuk e mendonte sa punë do kishte policia për këtë djalosh. “Po e gjeta, a mund ta mbaj”, “Do ta lë derën pa kyçur”, ishin disa nga përgjigjet në postimin e policisë.

37-vjeçari Jonathan Cahill është shumë i kërkuar, vajzat dhe gratë janë hedhur në sulm për ta kapur, duke u ofruar edhe që ta disiplinojnë vetë. “Do ta gjej unë. Do ta ndëshkoj vetë” thotë njëra. Cahill është dënuar disa herë për grabitje dhe tani kërkohet sepse shkeli lirinë me kusht. Sot njihet si një nga të arratisurit më seksi.

Një rast i përsëritur, që kujton Jemery Meeks, të dënuarin i cili në vitin 2014 pushtoi mediat, si i burgosuri më seksi në botë. Meeks hyri në burg për armëmbajtje pa leje por fama e tij i tejkaloi kufijtë, me femrat që u çmendën pas tij dhe me shtëpitë e modës që i ofruan vende pune, menjëherë pasi u lirua. Dhe pasarela ishte gati për ta pritur. E para që i hapi dyert ishte shtëpia e modës Tommy Hilfiger dhe pas saj Jeremy mori pjesë si aktor edhe në filma me buxhet të ulët.

Për t’i vënë përballë njëri-tjetrit, portali i famshëm amerikan, TMZ, hapi edhe një sondazh ku pyesnin se cilin preferonin vajzat. Një fanse u ofrua që ta lidhte në shtrat, deri sa të mbërrinte policia.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate